Bota është tronditur nga zbulimi i trupave të më shumë se një duzinë punonjësish vullnetar në Gazën jugore. Kombet e Bashkuara e përshkruan këtë akt si një "varr masiv", një javë pasi ata u zhdukën pas sulmeve nga forcat izraelite.
Tetë nga 14 trupat e gjetur nga zona jugore e Rafahut u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si mbrojtje civile dhe një si punonjës i agjencisë së OKB-së. Ndërkohë, një mjek i Gjysmëhëns së Kuqe mbetet i zhdukur, citon CNN.
Trupi i një personi të pesëmbëdhjetë, një punonjës i mbrojtjes civile, u gjet të enjten e kaluar nga vendi i ngjarjes, pasi Gjysmëhëna e Kuqe tha se fillimisht atyre iu mohua qasja në zonë.
Në përgjigje të incidentit fillestar, ushtria izraelite tha se kishte qëlluar mbi ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve sepse ato po përdoreshin si mburojë nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik Palestinez.
“Punonjësit shëndetësor nuk duhet të jenë kurrë target. Ja ku jemi këtu duke gërrmuar një varr masiv. Shtatë ditë më parë Mbrojtja Civile dhe ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe arritën në zonë. Një e nga një ato u goditën, ato u shkatërruan.
Trupat e tyre u vendosën në një varr masiv. Po i zhvarrosim dhe ata shfaqen me uniformat dhe dorashkat e tyre. Ata ishin këtu për të shpëtuar jetë, por përfunduan në një varr masiv”, tha Jonathan Whittall, Drejtor i Zyrës së OKB për ndihmën humanitare.
Sipas OKB-së, të paktën 1060 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në tetëmbëdhjetë muajt që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në Gaza pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Hamasi vrau 1 200 njerëz, kryesisht civilë, dhe mori më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.
Hitlerianet Jane ngjallur dhe vendosur ne Izraeli. Ai muzeu i holokaustit eshte krijuar per ti thurur Lavdi dhe kopjuar krimet Hitlerianet nga Izraeli. OK te denoncoje Hitler Netanjahu ne gjukates nderkombetare per krime kunder njerezimit.
Gazetari esht treguar jo human,dhe me intelekt te ulet,duke perdoru shprehi pa ja ditur kuptimin e sakt ! Fjala NJE DUZIN nuk perdoret per Njerezit por per sende PA VLER diku te 12 cop ! Hidhi nje sy per verifikim shkrimit kur ta marresh nga interneti , mos u bej si Klodiana Lala ,se ciles i thahet peshtyma nga padurimi per te then ate qe ka degjuar,dhe ashtu kembezbathur ,e pa krehur largohet nga shpija per te shkuar tek Ylli Rakipi ,dhe ne fund te emisionit do te thot : shyqyr qe e tregova,se po plasja !!!