Ambasadorja e Izraelit në MB: Hamasi përdori ndihmat për të krijuar makineri lufte

26 Tetor 2023, 10:35Bota TEMA

Ambasadorja e Izraelit në MB: Hamasi përdori ndihmat për të

Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe, Tzipi Hotovely, ka paralajmëruar se operacioni kundër Hamasit do të jetë i ndërlikuar.

Në një intervistë për Sky News ajo u shpreh: “Hamasi përdori të gjithë ndihmat humanitare që shkuan në Gaza në vitet e fundit për të ndërtuar këtë qytet tunel nëntokësor.

Çdo tunel kushtoi 3 milion dollarë gjithsej, Izraeli ekspozoi mbi 30 tunele.100 milion dollarë ndihma humanitare mund të ishin furnizuar për popullin e Gazës, por jo, Hamasi krijoi këtë tunel nëntokësor”.


Hotovely vazhdoi të pretendonte se mbështetja financiare nga komuniteti ndërkombëtar ishte përdorur dhe abuzuar.

Lini një Përgjigje