
Britania është aq afër sa nuk ka qenë ndonjëherë drejtimit të vendit prej një kryeministri që nuk është me ngjyrën e lëkurës të bardhë.
Kur Boris Johnson të largohet përfundimisht nga detyra, ai do të zëvendësohet ose nga Liz Truss, ose nga Rishi Sunak, djali i emigrantëve indianë përmes Afrikës Lindore.
CNN shkruan se bëri shumë bujë fakti që gjysma e tetë kandidatëve fillestarë konservatorë për kryeministër vinin nga një pakicë etnike.
Por në vend që të jetë një sinjal se jemi në një moment vendimtar në politikën britanike, i gjithë ky episod është shembulli i përsosur që diversiteti është shpesh armiku i antiracizmit, vijon analiza e CNN.
Përfaqësimi ka rëndësi. Por Sunak nuk përfaqëson shumicën e atyre që përjetojnë racizëm në Mbreterine e Bashkuar.
Kjo nuk është e vetjma, sepse familja e tij dyshohet se janë milionerë që shmangin taksat.
Në prill, Independent zbuloi se gruaja multi-milionere indiane e Sunak njuk kishte marrë një status vendbanimi, duke e lejuar atë të shmangte pagesën e taksës për të ardhurat e huaja në Mbreterine e Bashkuar.
Kur ishte kancelar, Johnson pëlqente të tërhiqte vëmendjen se qeveria e tij ishte më e ndryshmja në historinë britanike, duke përfshirë Sunak.
(Ishte dorëheqja e Sunak nga qeveria muajin e kaluar që nisi tërheqjen e ministrave të tjerë që humbën besimin te Johnson, gjë që çoi në këtë garë lidershipi).
Pavarësisht gjithë këtij diversiteti, qeveria Johnson ka ndjekur axhendën e politikës më të hapur raciste në memorien historike.
Në Britani, politika e imigracionit ka qenë gjithmonë linja e parë e mbrojtjes kundër të ashtuquajturit problem racor.
Që kur emigrantët me ngjyrë po hyin në vend në fund të viteve 1950, politika e imigracionit ka synuar të reduktojë migrimin e personave që nuk janë të bardhë në mënyrë që të “mbajë Britaninë e bardhë”.
Kjo përfundimisht çoi në “mjedisin armiqësor” që detyroi kontrolle kundër imigracionit në të gjitha sferat e jetës, gjë që rezultoi në skandalin Windrush.
Skandali, i cili filloi të shfaqej në vitin 2017, pa një numër të madh njerëzish që kishin jetuar ligjërisht në vend për dekada të tëra, papritmas humbën punën e tyre dhe iu nënshtruan arrestimit dhe dëbimit, sepse nuk mund të provonin statusin e tyre.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat, duke propozuar përdorimin e anijeve luftarake për të kthyer mbrapsht anijet që kalojnë Mesdheun edhe pse kjo do të rrezikonte jetët e emigranteve.
Kryeministri i ardhshëm do të zgjidhet në fillim të shtatorit nga 160,000 anëtarët e partisë Konservatore që kanë të drejtën e një vote.
Nëse po pyesni veten pse nuk do të ketë votim më të gjerë nga populli, për të vendosur se kush e udhëheq kombin, kjo është për shkak të sistemit të vjetër të qeverisjes së Britanisë.
Mbretëresha është teknikisht kreu i shtetit dhe kryeministri përfaqëson liderin e partisë së shumicës në parlament, i cili vepron në “prerogativën e saj”.
Kryeministri nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe prandaj kur ata japin dorëheqjen, kushdo që merr drejtimin e partisë drejton vendin.
Më shumë të dhëna mbi Rishi Sunak
Paraardhësit e Sunak ishin emigrantë indianë që udhëtuan nga India në Britani dhe nga Britania në Afrikë. Babai i tij, Yashvir Sunak, ka lindur në Kenia, ndërsa nëna e tij, Usha Sunak, ka lindur në Tanzani.
Farmacistja Usha dhe mjeku i përgjithshëm Yashvir, të cilët emigruan në Angli nga Afrika në vitet 1960, u takuan në këtë vend dhe u martuan. Rishi Sunak, më i madhi nga tre fëmijët e familjes Sunak, lindi më 12 maj 1980 në Southampton të Anglisë.
Sunak filloi karrierën e tij politike në vitin 2015 pasi u zgjodh anëtar i selisë së Partisë Konservatore në Richmond në Londër ndërsa pas studimeve universitare punoi në sektorin bankar.
Sunak u afrua në politikë që nga viti 2015, duke ushtruar postin e ministrit të Financave nga viti 2020 deri më 5 korrik të këtij viti dhe sekretarit të Thesarit nga 2019 deri në 2020.
Ideja që një politikan me origjinë indiane të bëhet kryeministër në Britani, ku ligjvënësit anglo-saksonë kanë mbajtur postin për një kohë të gjatë, lindi nga dominimi i Sunak në luftën për udhëheqjen e partisë dhe postin e kryeministrit në të katër raundet.
Përveçse është një nga anëtarët më të njohur dhe më të rinj të partisë, nëse Sunak fiton zgjedhjet, ai do të jetë kryeministri i parë jo i bardhë i vendit.
Problem i madh sh qe mund te zgjidhet nje k/minister me ngjyre, rraca e zeze eshte shpallur monument kulture ku te gjithe duhet te kopjojne ata ose tu pershtaten atyre , kjo eshte idiotizmi i elites se re qe manipulon me shterat e ulta per t'i perdorur ata ne qellimet e tyre te pushtetit , sic po ndodh edhe ne Americe ku sistemi duhet drejtohet nga deshirat e rraces zeze, nje lloj racizmi modern vulgar....!!!
Dhe ne një ditë do kemi Kosovar të lindur në Shqipëri për të zevendesuar Ramën.