Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar vite duke tentuar që të bindin shtetet e Gjirit Persik që normalizimi i raporteve me Izraelin do të stabilizojë Lindjen e Mesme dhe do të frenojë kërcënimin që paraqet Irani.
Por, sulmi ushtarak i Izraelit në Katar, një aleat kyç i SHBA-së dhe vend ku gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ka kërcënuar që të dëmtojë përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja.
Sulmi i 9 shtatorit në qendër të Dohas, kryeqytetit të Katarit, shënjestroi udhëheqjen politike të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Gjashtë persona u vranë gjatë këtij sulmi, përfshirë një anëtar të shërbimeve të sigurisë të Katarit.
Sulmi është dënuar gjerësisht në kryeqytetet e Gjirit, ku qëndrimi ndaj Izraelit është ashpërsuar për shkak të konfliktit të drejtpërdrejtë të shtetit me Iranin në qershor dhe për shkak të luftës shkatërruese në Rripin e Gazës.
Lufta në Gazë u nxit pas sulmeve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023, që lanë të vdekur afër 1.200 persona. Grupi palestinez besohet se ende mban dhjetëra pengje izraelite që mori atë ditë.
“Jemi dëshmitarë si të një ashpërsimi të opinionit publik në Gjirin Persik, ashtu edhe të një shqetësimi në rritje të udhëheqësve të Gjirit lidhur me perceptimin se Izraeli tani po vepron pa asnjë përmbajtje – duke injoruar vijat e kuqe që dikur respektoheshin”, tha Michael Horowitz, analist i pavarur me bazë në Izrael.
Është e paqartë se si vendet e Gjirit do të përgjigjen. Shumë prej tyre janë aleatë të ngushtë të SHBA-së dhe varen nga Uashingtoni për sigurinë e tyre.
“Kjo situatë dallon në një aspekt të rëndësishëm: Izraeli është aleat i ngushtë i SHBA-së”, tha Horowitz. “Kjo e ndryshon llogaritjen. Për udhëheqësit e Gjirit, shqetësimi i vërtet mund të mos jetë vetëm Izraeli, por mungesa e perceptuar e udhëheqjes amerikane në vendosjen e kufijve ose në zbatimin e pasojave. Ky hendek ka gjasa të përcaktojë mënyrën se si shtetet e Gjirit do të reagojnë në të ardhmen”.
Sulmi në Katar është thikë me dy presa për Iranin, armikun e përbetuar të Izraelit, thanë ekspertët.
“Ajo çfarë ndodhi përforcon narrativin e Iranit se Izraeli është kërcënim për të gjithë rajonin dhe nuk ka të bëjë me [Teheranin] dhe aleatët e tij të boshtit të rezistencës”, tha Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
I ashtuquajturi bosht i rezistencës është rrjeti i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit dhe grupeve të armatosura – ku përfshihen Hamasi, Hezbollahu i Libanit dhe rebelët Huthi të Jemenit – kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sulmi i Izraelit në Katar po ashtu mund të ndihmojë në thellimin e afrimit të Iranit me shtetet e Gjirit, të cilat më parë kanë pasur raporte armiqësore me Teheranin.
“Në të njëjtën kohë [sulmi në Katar] rrit rrezikun e perceptuar nga pala iraniane”, shtoi Azizi. “Nëse kjo po ndodh në Katar, që është aleat i madh i SHBA-së që nuk është pjesë e NATO-s, atëherë çfarë do të ndodhë me ne?”.
Gjatë luftës 12-ditore në qershor, Izraeli dhe SHBA-ja kryen një fushatë bombardimesh që shënjestruan ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke vrarë afër 1.000 persona. Irani u përgjigj duke lëshuar breshëri raketash drejt Izraelit, që lanë të vrarë dhjetëra persona.
Armëpushimi, që i dha fund konfliktit, është i brishtë, thanë ekspertët dhe rreziku i rifillimit të armiqësive apo një përshkallëzim i rrezikshëm mbetet i lartë./REL
Le te shkruajn gazetat cfar te duan kurse goja Izraeli kritikohet per sulmet an e mbane ne lindjen e mesme por ne te vertete keto kritika jane qesharake ,por nga ana e vertete e gjith perendimi dhe shtetet arabe e mbeshtesin ai mund te bombardoj cilin don dhe bota hesht as Turqia nuk hap gojen nga frika se mos sulmohet vet nga Izraeli nji gje qe mundet te ndodhe ne te ardhmen me bashkepunimin me Kurdet mos u habiteni e gjith eshte e mundur ,ju e dini se shtetet arabe jane te shitur tek Amerikanet dhe askush prej tyre nuk e pengon Izraelin per perdorjen e ajrit te tyre .
Igor piderast
Kam shume deshire te sulmoj Turqine dhe te shohim sesi do shkermoqet Izraeli
Keshtu thonin dhe Iranianet dhe pastaj "hengren dru si gomari n'duhan".Izraeli eshte fuqi berthamore ndersa Turqia jo, nqs arrin puna te shkermoqja sulmi berthamor mbi Turqine do ishte i pa evitueshem.