Ankaraja sulmon Macronin: Po synoni Turqinë, harruat të kaluarën tuaj

27 Gusht 2022, 17:10Bota TEMA

Ankaraja sulmon Macronin: Po synoni Turqinë, harruat të kaluarën

Turqia ka reaguar ashpër ndaj një prej deklaratave të Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Algjeri.

“Të jemi të qartë: shumë prej aktivistëve të Islamit politik kanë një armik: Francën. Shumë prej rrjeteve që janë nën presion të fshehtë, disa nga Turqia, disa nga Rusia ose nga Kina, kanë një armik: Francën”, citohet të ketë thënë presidenti i Francës.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme turke Tanzu Bilgic e cilësoi të trishtë faktin që “presidenti francez bëri deklarata që synonin vendin tonë, bashkë me vendet e tjera”.


“Është e papranueshme që Macron, i cili ka vështirësi të merret me të kaluarën e tij koloniale në Afrikë, veçanërisht në Algjeri, të përpiqet të heqë qafe të kaluarën e tij  duke fajësuar vendet e tjera, përfshirë vendin tonë.

Turqia, e cila inkurajon miqësinë, jo armiqësinë, dhe është ndër partnerët strategjikë të Bashkimit Afrikan, po përforcon dita ditës marrëdhëniet e saj si me Algjerinë ashtu edhe me vendet e tjera të kontinentit afrikan”, theksoi Bilgiç, duke shtuar:

“Nëse Franca beson se ka reagime kundër saj në kontinentin afrikan, ajo duhet të kërkojë burimin e këtyre reagimeve në të kaluarën e saj koloniale dhe përpjekjet e saj për t’i vazhduar ato me metoda të ndryshme dhe të përpiqet t’i korrigjojë ato.


Pretendimi se këto reagime janë shkaktuar nga aktivitetet e vendeve të treta, në vend që të përballen dhe të zgjidhin problemet e së kaluarës së tyre, jo vetëm që mohon një fenomen dhe histori sociologjike, por pasqyron edhe mentalitetin e deformuar të disa politikanëve”.

“Shpresojmë që Franca, të arrijë pjekurinë  sa më shpejt të jetë e mundur për t’u përballur me të kaluarën e saj koloniale pa fajësuar vendet e tjera, përfshirë vendin tonë”, përfundoi ajo.

3 Komente

  1. S
    Shqipo

    Franca një vend kolonizator,që ndryshe nga të gjithë ish vendet koloniale, aty ku ka shkelur edhe sot nuk mbin bar! Dhe aty ku është prezent,mizerja dhe luftërat civile i kanë pllakosur këto vende. Një shtet kriminal qelbësira!

    Përgjigjjuni
    1. r
      realist

      Epo ky eshte kulmi ... Turqia...Turqia obskurantiste kerkon t'i jape leksione Frances ?! , nje nder djepet e kultures te njerezimit !!

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Turqia islamike , teokrate e obskurantiste , kerkon t'i jape leksione Frances , qe eshte nje prej djepeve te kultures boterore !!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje