
Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë me 30 për qind për vitin 2022.
Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri azer i Energjisë, Parviz Shahbazov teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.
Sipas tij, në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror.
“Furnizimet totale me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub, rritje me 31 për qind në krahasim me vitin 2021″, theksoi ministri.
Shahbazov deklaroi se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan në gazin natyror që importohet nga Rusia.
Pordhet kot,keta e qatari bashke maksimumi mund ta rrisin 5 perqind. Te rritet.prodhimi gazit kaq shume do shume kohe se duhen shume gjera,s esht thjesht hap rubinetin. Ather I bie qe cmimi duhet te ulet meqe keta rrisin furnizimi me 30 perqind. Te shohim gjet NE dimer se si do shkoj,po s duket ashtu