BBC: Trump mund ta vazhdojë luftën derisa Teherani të kapitullojë

7 Mars 2026, 07:00Bota TEMA
BBC: Trump mund ta vazhdojë luftën derisa Teherani të

Duke këmbëngulur në “dorëzim pa kushte” nga regjimi iranian, Donald Trump duket se po përjashton mundësinë e një zgjidhjeje me negociata që mund ta çojë luftën në një përfundim të shpejtë të luftës.

Kur nisi sulmet e para ndaj Iranit, Trump spekuloi se konflikti mund të mbaronte brenda dy ose tre ditësh nëse Irani pranonte një marrëveshje ose mund të zgjaste për katër deri në pesë javë.

Por një reagim i presidentit Trump në rrjete sociale sinjalizon se SHBA-të kanë ndërmend të vazhdojnë luftën derisa qeveria në Teheran të kapitullojë plotësisht.

Trump gjithashtu po këmbëngul se duhet të ketë rolin e tij në vendimin se kush do të bëhet udhëheqësi i ardhshëm suprem i Iranit.

Ai ka thënë se duhet të jetë i përfshirë në emërim duke u shprehur se “pas… përzgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm… Amerika do të punojë për ta bërë Iranin përsëri të madh”.

Mbetet për t’u parë se si do të përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme dhe nëse do shkohet drejt një zgjidhjeje të këtij konflikti.

2 Komente

  1. a
    astrit

    Te shpresojme se nuk do perseritet historia e Ukraines! Lufta u nis per te mbaruar per 5 dite e kane kaluar 5 vjet e lufta vazhdon.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje palaco ne krye te nje perandorie.

      Mos merrni per baze asgje cfare thote ai. Cfare thote sot e kundershton te nesermen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje