Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska është shumë e vetëdijshme për përpjekjet “e ngathëta” të Bashkimit Evropian për të ndryshuar qëndrimin e Donald Trump ndaj Ukrainës.
Lavrov tha gjithashtu se Rusia është në favor të garancive të besueshme të sigurisë për Ukrainën, por shpreson që SHBA-të ta kuptojnë se diskutimi i çështjeve të sigurisë pa Rusinë është një “rrugë për askund”.
“Jam i sigurt se në Perëndim dhe mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shumë mirë se diskutimi serioz i çështjeve të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, është një rrugë që nuk të çon askund”, u shpreh ai.
SHBA-të kanë një kuptim gjithnjë e më të qartë të “shkaqeve rrënjësore” të krizës së Ukrainës, shtoi Lavrov.
Përse nuk përmend kurrë Memorandumin e Budapeshtit 5/12/1994 ,dhe përse nuk e respekton pasi e ke firmosur vetë ? Nga kriminelët pasardhës të stalinit ,nuk mund të presësh asnjë gjë të vërtetë dhe asnjë të mirë.Ështe lloji i kafshës.Asnjë kredi dhe asnjë besim tek fjalët e kriminelëve.