Bisedimet Rusi-Ukrainë mbahen sot në Turqi, Kuleba këshillon negociatorët: Mos, hani, mos pini, mos prekni asgjë

29 Mars 2022, 09:41Bota TEMA

Bisedimet Rusi-Ukrainë mbahen sot në Turqi, Kuleba këshillon

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kulerba u bëri thirrje negociatorëve ukrainas që do të ulen në tryezën e bisedimeve me rusët , sot në Stamboll të mos hanë asgjë.

“Unë këshilloj këdo që shkon në negociata me Rusinë të mos hajë e të mos pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Unë jua them këtë nga përvoja personale ,” tha Kouleba në një deklaratë të transmetuar nga Skynews.

“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush dëgjoi diçka, diku, nga dikush – tani janë shumëzuar, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për pasione “, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Lini një Përgjigje