Mbi një milion njerëz në Ukrainë kanë nevojë për evakuim për shkak të bombardimeve të rënda ruse dhe sulmeve ushtarake në rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut në Ukrainën Lindore.
Sipas autoriteteve ukrainase pothuajse 1,100,000 njerëz kanë nevojë për evakuim nga rajonet e vijës së frontit në Ukrainën Lindore, rreth 84,000 prej të cilëve janë fëmijë.
Zëvendësministri i Zhvillimit të Komunitetit dhe Territorit të Ukrainës, Oleksiy Ryabykin, deklaroi se më shumë se 600,000 njerëz janë evakuuar tashmë nga rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut.
Ndërsa shumë civilë janë në rrezik për shkak të bombardimeve të rënda ruse dhe sulmeve ushtarake në rajonet e Donetskut dhe Dnipropetrovskut.
Shumë njerëz që i shpëtojnë bombardimeve të vazhdueshme sjellin vetëm atë që ka më shumë rëndësi: familjen, kafshët shtëpiake dhe disa sende personale.
Të gjithë këta njerëz tani po qëndrojnë në qendrën e tranzitit në Pavlohrad, ku personat e zhvendosur nga rajoni i Donetskut mund të qëndrojnë për disa ditë. Gjatë kësaj kohe, vullnetarët i ndihmojnë ata të rivendosin dokumentet dhe të gjejnë strehim në zona më të sigurta.
Rajoni i Donetskut në Ukrainë është bërë epiqendra e një përpjekjeje dhjetëvjeçare nga forcat ruse për të fituar kontrollin e plotë të tij.
Si perfundim na keni mashtruar duke na servirur "fake news", qe Ukraina po i thyen brinjet Rusise dhe keta te fundit nuk po gjejne vrime miu se ku te futen. Jane 1,1 milion njeres ne Ukraine qe kerkojne evakuim, shto ketu qente dhe macet se minjte i kane abandonuar ky numer tre fishohet, problem eshte. Perplasini ne kufinjet e Gjermanise, Polonise dhe te shteteve "Vullnetaret e Ukraines" t'i japin drejtim, si provakuesit dhe nxitesit e kesaj lufte.