Britania e Madhe e gatshme të shpallë Kinën si “kërcënim kombëtar”

29 Gusht 2022, 12:15Bota TEMA

Britania e Madhe e gatshme të shpallë Kinën si

Britania e Madhe pritet të ndryshojë në mënyrë radikale qëndrim me regjimin kinez.


Sipas së përditshmes The Times, ministrja e Jashtme Liz Truss, kandidate me shumë mundësi fitoreje në betejën për vendin e kryeministrit të lënë bosh nga Boris Johnson, ka premtuar se do të ndryshojë qasje sapo të marrë në duart e saj çelësat e Downing Street.

Vitin e kaluar, Londra zyrtare ka përpiluar një dokument strategjik për sa i përket sfidave të politikës së jashtme në dekadat e ardhshme.


Ngjarjet në Ukrainë dhe kërcënimet e hapura ndaj Mbretërisë së Bashkuar të disa eksponentëve me peshë si ish-presidenti Dmitry Medvedev, kanë shndërruar Rusinë në armikun numër një të vendit, por sipas saj listës i duhet të shtohet detyrimisht edhe Pekini.

Sipas saj, Kina është një kërcënim serioz dhe imediat, jo vetëm në optikën e luftës tregtare me Perëndimin, por edhe për mbështetjen ndaj Moskës, rolit të saj në Azi dhe në disa vende afrikane më parë koloni britanike, si dhe tensioni gjithmonë e më i madh për Hong-Kongun, autonomia e së cilës është kërcënuar çdo ditë e më shumë nga ligjet kineze, aq sa me dhjetëra mijëra banorë po transferohen pikërisht në Britaninë e Madhe, falë disa programeve speciale që sigurojnë aksesin e nënshtetësisë britanike.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Anglia, Australia dhe Kanadaja janë mirë ekonomikisht, ndaj kriza të tilla kalohen nga ata sa hap e mbyll sytë.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Britania shembull per shqipnin ku gazetaret spiun

      GAZETARET SHQIPTARE SPIUN TE PAGUAR TE KINES. Britania duhet te sherbeje si shembull per Shqiperine. Nje raporti i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) që analizon përpjekjet dhe operacionet e ndikimit kinez në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shenon se Shqiperia eshte pjesë e projektit gjigand të Partisë Komuniste të Kinës për të zgjeruar ndikimin e Pekinit dhe për ta bërë atë një aktor qendror në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Për këtë qëllim thotë raporti, Pekini po ndjek një strategji afatgjatë në Shqipëri që kalon në katër faza të mbivendosura.... Faza e katërt dhe e fundit, fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media, për të prezantuar kënde dhe përmbajtje të reja dhe për të ndikuar në perceptimet e shoqërisë shqiptare. .Per kete ka krijuar gradualisht një kornizë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin mediatik për të përhapur narrativat e Pekinit përmes mediave tradicionale dhe sociale.  Në vitin 2019, kompanitë shtetërore të radios dhe televizionit kinez dhe shqiptar arritën një marrëveshje qe lejonte televizionin publik shqiptar të transmetonte disa programe kineze pa pagesë.  Më shumë bashkëpunim informal ndodh nëpërmjet udhëtimeve, trajnimeve, programeve të shkëmbimit dhe donacioneve për profesionistët e medias shqiptare të financuara nga Kina. Me shume se 30 gazetar e analiste shqiptar veprojne te rekrutuar kundrejt pagesave ne sherbim te kinezeve. Ata i percjellin shkrimet e artikujt mediatik nepermjet valeve te radios se jashtne te kines ne gjuhen shqipe Ejani duke vepruar ne rruge informale te pa regjistrum ne institucione zyrtare shqiptare. Ne kry te grupit drejtus te kesaj toge mediatike me gazetar shqiptar te paguar nga Kina eshte G P. njehershi dhe pjeze e Kshillit Drejtus te RTSH. Analiste te pagum jane G.M. ish diplomat, E L., A Ç., T. TH., B.N., E.N., M M. etj. Pjesa dermuse e te rekrutumve jane pjese e RTSH. Qendren e kane ne bllok tek Pll. i ndertum nga Pinguli kati 6 apartamenti prone e T.TH. gazetar i RTSH.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje