Britania nuk ndalet, dërgon 6 mijë raketa në Ukrainë, mes tyre dhe “armët e së ardhmes”

24 Mars 2022, 11:39Bota TEMA

Britania nuk ndalet, dërgon 6 mijë raketa në Ukrainë, mes

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës edhe 6 mijë raketa të tjera dhe 25 milionë paund në mbështetje të luftës ndaj Rusisë.

Sasia e fundit e armatimeve nga Britania ka pësuar një rritje prej 120 përqind pasi më parë dërgoi edhe 4 mijë sisteme antitank. Dërgesa e fundit përfshin raketa Javelin dhe antitank, të njohur si NLAW, armët e së ardhmes.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së mërkurës nga kryeministri Boris Johnson mes frikës së Kievit po i mbarojnë armët.
Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë edhe me 25 milionë paund ushtrinë ukrainase të Volodymyr Zelensky.

Daily Mail shkruan se Johnson do të kërkojë në samitin e sotëm të NATO nga anëtarët e tjerë të rrisin mbështetjen, pasi Gjermania dhe Franca u akuzuan se nuk respektuan premtimet e tyre të furnizimit me armë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ore ku e keni gjetur atë fotografinë e tretë me ushtarin tek me automatik në dorë?? është skandaloze!! në atë mënyrë vetëm një që nuk ka parë asnjëherë se si mbahet arma,e mban në atë mënyrë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje