Burkina Faso rikthen dënimin me vdekje

5 Dhjetor 2025, 21:30Bota TEMA
Burkina Faso rikthen dënimin me vdekje

Qeveria ushtarake e Burkina Fasos, e udhëhequr nga kapiteni Ibrahim Traoré, ka rivendosur zyrtarisht dënimin me vdekje, duke miratuar një kod të ri penal, që parashikon këtë masë ekstreme për veprat e “tradhtisë së lartë”, “terrorizmit” dhe “spiunazhit”.

Vendimi, i cili shënon një kthesë të rëndësishme në politikën e drejtësisë në vend, vjen në një kohë të tensionuar politike dhe pas rritjes së kërcënimeve terroriste në rajonin Sahel. Dënimi me vdekje nuk kishte qenë në fuqi në Burkina Faso që nga viti 2018, kur vendi kishte pezulluar zbatimin e tij.

Qeveria e kapiten Traoré ka theksuar se masa synon të forcojë sigurinë kombëtare dhe të frikësojë ata që mund të tentojnë aktet më të rënda kundër shtetit.

Analistët ndërkombëtarë, megjithatë, paralajmërojnë se rikthimi i dënimit me vdekje mund të përkeqësojë situatën të të drejtave të njeriut dhe të rrisë izolimin ndërkombëtar të vendit.

2 Komente

  1. G
    Gazekaret e Meros

    Lajm shume i rendesishem,. Nuk mund te mungonte ne mediat shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Ka nje vlere ky lajm, pasi denimi me vdekje duhet te kthehet edhe ne Shqiperi per krimet si ato te Berishes. Por shiko se si reagon e ashtuquajtura"demokraci" kur thote: "... paralajmërojnë se rikthimi i dënimit me vdekje mund të përkeqësojë situatën të të drejtave të njeriut ...". Me kete te te drejtave te njeriut e kane per te drejtat e krimineleve qe ne vendet mender demokratike kane me shume te drejta se sa viktimat e tyre. A ta merr mendja ty se ndonjeri prej "trimave" tane do ja mbante bytha te kryenin vrasje apo krime te tjera te renda nese do kishim denimin me vdekje?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje