Detaje nga vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup në Ohër kur...

15 Tetor 2024, 11:23Bota TEMA
Detaje nga vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007 deri në 2014.

Themeluesi i Partisë Alba ndërroi jetë në Maqedoninë e Veriut, teksa merrte pjesë në një forum për kulturën dhe diplomacinë që mbahej në Ohër.

69 vjeçari Salmond ishte duke drekuar me disa miq të tij në Ohër, kur një prej tyre i kishte kërkuar ndihmë për të hapur një shishe ketchupi.

Sipas dëshmitarëve, ndërsa përpiqej të hapte shishen, Salmond u mbështet në karrige dhe ndërroi jetë, shkruan A2.

Një ekzaminim post-mortum zbuloi se shkak për vdekjen ishte ataku kardiak, teksa ish kryeministri ishte ankuar më herët për dhimbje në këmbën e djathtë.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Po Tema kishte titullin dje"Vdes gjate mbledhjes"..Ke te besojme Temen apo ate qe vdiq?...lol

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram Brrisha

      "Kaleco"! Syshqiponje konke. M ke gja mue, he t shpofsha n mythe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje