Detajet e rënda nga krimi makabër në Itali: 5-vjeçarja u godit nga e ëma 11 herë me thikë

18 Qershor 2022, 16:01Bota TEMA

Detajet e rënda nga krimi makabër në Itali: 5-vjeçarja u

Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania.  Kjo është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash.

Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.

Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.


Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.

Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00. Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë.

Lini një Përgjigje