
Perdja e sekreteve mbi hetimin ndaj ish-presidentit Donald Trump ra. Dokumenti që çoi në autorizimin e bastisjes së rezidencës së tij në Florida u publikua, edhe pse i redaktuar.
Por pavarësisht censurës, dokumenti përmban të dhëna që duhet ta shqetësojnë ish-kreun e shtetit. Konkretisht, ai tregon se kutitë me të cilat agjentët e FBI-së u larguan nga rezidenca “Mar a Lago” përmbanin faqe gazetash, revista, foto, por edhe 184 dokumente të klasifikuara, 25 prej të cilave “top secret”, 92 të tjera “sekrete” dhe 67 të tjera “konfidenciale”.
Dokumenti tregonte gjithashtu se hetuesit kishin prova të arsyeshme të besonin se në kompleksin në pronësi të Trump ndodheshin edhe dokumente të tjera të rëndësishme, të cilat mbaheshin në vende jo të sigurta.
Sipas autoriteteve amerikane, ky është një hetim penal serioz dhe nuk ka të bëjë vetëm me kë mban disa dokumente presidenciale në mënyrë të paligjshme.
Ai ka të bëjë me menaxhimin e sekreteve shtetërore, që përfshijnë informacionet e mbledhura nga agjentët sekretë, mbikëqyrjen e shtetasve të huaj dhe madje mbikëqyrjen e autorizuar nga gjykata të shtetasve amerikanë.
Megjithatë, në dokument nuk ka ende një tregues përse zoti Trump lëvizi dosjet në fjalë nga Shtëpia e Bardhë dhe përse ai ka qenë kaq ngurrues për t’ua dhënë ato hetuesve kur iu kërkua që në fillim.
Ky ngurrim mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-presidentit, pasi mund të akuzohet për pengim të drejtësisë.
Trump veproi sipas shembullit te Sali Berishes ne Shqiperi, qe ka marre ne shtepi gjithe arkivin e Sigurimit te Shtetit Socialist dhe u ka bere dhe u ben shantazh te suksesshem politkane dhe biznesmeneve shqiptare, por ne SHBA ra si miu ne qark.
Mos shkruani me per Trump se ka 7 vjet qe nuk po pushojne historite e “agjentit” dhe “tradhetarit” por nuk po kuptohet kush po punon per te shkaterruar Americen nga brenda moralisht, ekonomikisht dhe ate qe nuk e bejne dot armiqte e saj ushtarakisht e bejne vete “miqve” e saj te brendeshem dhe “ elita” e korruptuar me rendin e ri te tiranise duke venitur shkelqimin e saj si vendi model i demokracise.
Idiotsira. I jane qep Trumpit me presh ne dore.
te cosh ne shtepi materiale te presidences te klasifikuara si top sekret per ligjin amerikan denohesh deri ne 20 vjet, me ligjin e Bathores, mund t'i perdoresh edhe per te mbeshtjelle djathin neper bylmetore ... kuptohet qe idioti je ti!
Sali Berisha mezi po pret qe Trump te zgjidhet president,ju na nxirni disa probleme qe nuk jane te verteta. Sorosi e ka fajin per Trump, madje edhe Edi Rama.
Ardhja e nje idioti si Tramp ne krye te shba -s i dha shkelmin e fundit autoritetit te fuqise boterore. Nuk do kish lufte ne Ukraine dhe Kina nuk do bente te Fortin me Taipein.
Duhet ditur që Amerika veq pandemis, nuk pati asnjë problem tjetër gjatë 4 viteve Trump në shtëpinë e barrdhë.
O Dyliiiii , kosovar je ore bajge ??? Po pse i turperon vellezerit tane kosovare o lamash , je plere dhe i neveritur , je dhe me ruset dhe me Sali kufomen , me keq sbehet......