Donald Trump: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për... tregjet

13 Qershor 2025, 18:50Bota TEMA
Donald Trump: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për...

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për The Wall Street Journal se sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë “në të mirë të tregut”, pasi sipas tij ato pengojnë Iranin nga sigurimi i një arme bërthamore.

“Në fund të fundit, kjo është diçka shumë pozitive për tregjet, sepse Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. 

Duhet të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë tregut. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore që ishte një kërcënim i madh për njerëzimin”, u shpreh Trump në një bisedë të shkurtër telefonike me gazetën.

Sipas The Wall Street Journal, Trump ka konfirmuar gjithashtu se ka komunikuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ditën e djeshme dhe planifikon të flasë sërish me të sot. Ai po ashtu bëri të ditur se ekipi i tij ka qenë i informuar për planin e Izraelit për të ndërmarrë sulmin.

I pyetur nga gazeta se sa njoftim paraprak kishte marrë SHBA-ja për operacionin, Trump u përgjigj: “Njoftim? Nuk ishte një njoftim. Ishte: e dimë çfarë po ndodh”. Trump e cilësoi operacionin izraelit si “një sulm shumë i suksesshëm, për ta thënë butë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme, pas operacionit të përmasave të mëdha të Izraelit ndaj objektivave iraniane, duke përfshirë figura kyçe të Gardës Revolucionare dhe programit bërthamor iranian. 

2 Komente

  1. a
    arrifi

    Ky eshte Satanai , i derguari i djallit mbi toke !. Nuk eshte rastesi qe jo vetem nuk e ndaloi luften ne Ukraine por e ndezi me keq , çdo dite po destabilizon vendin e tij , I futi ne kolaps te gjithe tregjet e botes , lindjen e mesme e beri lesh arapi . Më keq nuk mund ta bente as nje politikan amator Boten po te mendosh qe ka vetem 3 muaj ne pushtet .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Satanai

      Jepini nje plumb te vej ne te semes , se eshte lufte nxites dhe pastaj ti gezoje mire tregjet ti mare me vehte ne grope i cmenduri ???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje