Zbarkimi në Rusi i afro 3 mijë ushtarëve koreanoverior, nuk është pritur mirë nga ushtarët rus. Ata kanë ngritur shqetësime se si ushtarët e Koresë së Veriut do të komandohen dhe do të pajisen me municione dhe pajisje ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, në sajë të një investigimi të bisedimeve mes ushtarëve të Rusisë.
Ushtarët rusë flasin me përbuzje për ushtarët e ardhur të Koresë së Veriut, të koduar "Batalioni K", në një moment duke iu referuar atyre si "mbreti kinez". Në të njëjtin ekstrakt, një ushtarak përshkruan një tjetër që është ngarkuar të "takojë njerëz".
"Ai është atje, por si të qëndrojë atje me sytë jashtë, si dreqin duhet. Ai erdhi këtu dhe thotë se çfarë dreqin të bëjë me këta ushtarë nga Koreja e Veriut”, dëgjohet nga audio, nga biseda e ushtarëve rus.
Audioja u përgjua nga kanalet ruse të koduara të transmetimit natën e 23 tetorit, sipas Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës. Analiza e Ukrainës e përgjimeve zbuloi se lëvizjet e trupave të Koresë së Veriut ishin planifikuar për mëngjesin e 24 tetorit, në zonën e kampit fushor në rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina nisi një inkursion të befasishëm në fillim të këtij viti.
Përgjimet zbulojnë gjithashtu planet për të pasur një përkthyes dhe tre oficerë të lartë për çdo 30 ushtarë të Koresë së Veriut, gjë që ushtarët rusë dëgjohen në audio duke e dënuar si proces.
“E vetmja gjë që nuk e kuptoj është se duhet të ketë tre oficerë të lartë për 30 persona. Ku do i marrim ato? Ne do të duhet t'i tërheqim ata. Po ju them, nesër do të vijnë 77 komandantë batalioni, ka komandantë, zëvendëskomandantë e kështu me radhë”, thuhet në audion e përgjuar nga biseda e ushtarëve rus.
Koreja e Veriut ka thënë se çdo dislokim i trupave në Rusi është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por nuk ka konfirmuar vendosjen e vazhdueshme të ushtarëve. “Nëse ka një gjë të tillë për të cilën mediat botërore po flasin, unë mendoj se është një akt në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare”, tha Kim Jong-gyu, zëvendësministër i jashtëm përgjegjës për çështjet ruse, theksojnë mediat ndërkombëtare.
Arritja e trupave koreano-veriore, të koduar si “Batalioni K,” të trajnuar në lindje të Rusisë dhe te vendosur në kampin ushtarak Postoyalye Dvory, pranë rajonit të Kurskut, tregon se Putini po e nderkombetarizon pushtimin e Ukraines dhe eshte gati per te filluar Luften e III Boterore.
Ha ha Buda ,Putin po e nderkombetarizon ,po serussia po lufton kunder amerikaneve,anglezve ,francezve ,natos, keto nuk jane nderkombetare jane ukrainas sipas zotrrote ,na qenka duke e nderkombetarizu Putin ,po shko ore merru me ndomje pune te dobishme per familjen tende ,se eshte sport i rende ky i analistit strategjik te luftrave .
Ka ushtarë Të natos në ukrainë ?
Do i perdorin si roje kufiri ose per detyra dytsore, jo direkt ne front. Ata qe do zevendesojne do shkojn ne front. Per cdo ushtar qe lufton ne front, jane 2 ose 3 qe kane detyra te tjera mbeshtetse. Mund te tallenti, po si strategji eshte e zgjuar.
Brothers from another mother in arms
Ore keni pare qe Perendimi Kolektiv bashke me NATO-n po dhjesin gjak nga 10 mije trupa qe do te dergoje Kim Jong-un ne Rusi. Nje ushtar i Korese se Veriut (apo i Jugut se nje rrace jane) peshon me paisje dhe rroba te lagura 10 kg e keta marinsat amerika e te tjere qe kane muaj qe po luftojne nen flamurin e Ukarines tremben nga keta skilipeca Asnje shtet ne Bote pervec Amerikes nuk ka te drjete te dergoje trupa ushatarake ne nje shtet tjeter, kjo quhet shkeleje e te drejtve nderkombetare. Kaq dhe pike....... te tjerat i di Daj sami.
E nuk jan per lufte koreano verioret … e ku e pane luften ?.. eshte tjeter gje te besh parada dhe te kercenosh kedo , dhe tjeter gje ne front ne vije te pare ….ata ashtu si kinezet nuk kane pervoje lufte , dhe si e tile do te mbeten ushtare te dores se trete …per te lare kazanet , te ngrene si gomeret …per te tilla suo ha qeni shkopin ….
Lajme qesharake te Sorosianeve me "ankesa" rusesh per Koreano-veriore qe nuk jane gjekundi vecse ne paralelin 38.
Çfarë shkruani? 77 komandantë batalionet dhe pokaq zëvendësa së bashku me onturazhon për 3000 ushtarë!? Sa ushtarë ka një bataljon, e dini? Nuk del hesapi... por nëse nuk ka gabime shtypi apo redaktimi dhe të dhënat e kanë burimin nga inteligjenca ushtarake ukrainase në të drejtën e tyre duhen marrë si "të vërteta". Çudi! Jepini informacione të sakta lexuesit. Shkrimi një rrëmujë e vërtetë. Ç'punë kanë rusët me koreanët xhanëm, aq më shumë në front, siç pretendohet. Pse mo, vullnetarë tek e tek janë këta koreanët, që hajt mo po i fusim diku mes togave ruse...dy këtu e tre atje... Çdokush e kupton se kështu prishet kompaktësia e veprimeve ushtarake. Kur zëvendësohet nga humbjet që mund të jenë pësuar në front, ndërrohet e gjithë njësia njëherësh dhe sillen forca të freskëta nga prapavija, që janë kompaktësia më parë. Ata nuk do lozin që njëri ti bjerë gozhdës e tjetri patkoit atje. Kështu, kështu, o kulaçi gru... Na jepni lajme të sakta ku është fronti, ku po luftohet, deri ku ka përparuar lufta e drejtë e popullit ukrainas ndaj invadorëve rus, sa e efektshme ka qenë ndihma e ne, aleatëve, në këtë luftë të pa barabartë etj etj; ku është gjendja për bisedimet për paqe; a do të ketë një të tillë së shpejti apo do të vazhdojë shkatërrimi i një shteti për hir të interesave imperialiste... vetëm ata që e bëjnë e dinë... por tash, me sa duket, shejtani po u del nga shishja... popujt duhet të tregohen vigjilent; a mundet?...