“Dugina ishte e para në radhë, do të ketë viktima të tjerë në Rusi”, paralajmërimi i zyrtarit ukrainas për sulmet nga FSB-ja ruse

23 Gusht 2022, 14:44Bota TEMA

“Dugina ishte e para në radhë, do të ketë viktima

Vdekja e Darya Dugina u organizua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe është e para në radhë e sulmeve të pritshme ndaj civilëve, tha të martën Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Në Rusi po bie mbështetja për luftën. Kremlini ka nevojë për mobilizim publik. FSB pritet të organizojë një seri sulmesh terroriste në qytetet ruse me viktima masive civile. Dugina është e para në radhë. Ndryshe nga Rusia, Ukraina nuk është në luftë me civilët, shtoi ai.


Dugina, redaktore e një faqe interneti dezinformuese ruse, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën në mbrëmje, shkruan CNN.

Rusia ka fajësuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s, raportoi të hënën TASS. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së ruse si trillime.

3 Komente

  1. d
    demokrati

    Si ne rastin e luftes se dyte cecene kur fsb hodhi ne ere pallate.Skeme e njohur e sherbimeve ruse.Do Perendia radhen e ka Putin, kjo do te jete skema me bindese per popullin e indoktrinuar rus se armiqte e rusise jane pas larjeve te hesapeve brenda klikes se Kremlinit.Dugina eshte po aq vrasese sa edhe kriminelet e Buchas, por gjyqi i ardhshem i “Nutembergut” si duket do te kete vend vetem per nje star gemer,Gjejeni kush?Z

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Ti shqetesohesh pse rusia vrau cecenet? Po Nuk shqetesohesh pse Amerika vrau mbi 2 millions te pafajshem ne Irak e afganistan? Nuk shqetesohesh pse Izraeli vret perdit civile NE tokat e pushtuara? Rusia ska te drejte te pushtoj Ukrainen,po Izraeli Ka te drejt te pushtoj? Po amerika Ka te drejte te pushtoj gjoja ne emer te demokracise? Se kush eshte I indoktriniar to apo ruset,hajd e merre vesh...

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        Teo të qifsha robt demokrato,tek pallatet që hodhi në erë putana,u gjetën kufoma njerzish! tek dugina!? "nuk kishte mbetur asgjë nga trupi,sepse ishte djegur"!! pra nuk ka asnjë mundësi për të ditur, se të paktën në atë makinë të hedhur në erë me eksploziv,ka pasur të paktën një trup njeriu të paidentifikueshëm!!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje