Ukraina distancohet për vrasjen e Duginas: Nuk i bëjmë si ju gjërat

23 Gusht 2022, 14:06Bota TEMA

Ukraina distancohet për vrasjen e Duginas: Nuk i bëjmë si ju

Ekzekutimi i Darya Dugina-s, vajza e ideologut politik të Putinit, Alexander Dugin, ka ngjallur një debat të zjarrtë me akuza dhe kundërakuza, ku sipas Kremlinit, atentati ka ardhur nga shërbimet sekrete ukrainase, teksa këta të fundit, e përgënjeshtrojnë tërësisht informacionin e dalë nga Moska.

“Nuk i bëjmë si ju gjërat”, tha në një konferencë shtypi sekretari i Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, Oleksiy Danilov.

Dugina, 29-vjeçare, u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni modeste, pasi trupi i saj u dogj tërësisht si pasojë e një shpërthimi me eksploziv, të ndodhur teksa ajo po voziste mjetin e saj në një rrethinë të kryeqytetit rus.

Alexander Dugin vetë, duhet të ishte në atë makinë, por një vendim i minutave të fundit e bëri atë të ndryshonte plan. Vetëm pas minuta pas ngjarjes, ai u ndodh në pjesën rrugore ku mjeti i Dugina-s shpërtheu dhe më pas, për shkak të gjendjes së rënduar psiko-emocionale, u përcoll për në spital.

Nga ana e shërbimeve sekrete ruse FSB, dy ditë pas ngjarjes, u nxor versioni se ishin shërbimet ukrainase, ato të cilat e kishin vrarë vajzën e ideologut rus.

Sipas tyre, dy agjente, nënë e bijë, kishin ardhur një muaj më parë në Rusi dhe në një muaj distancë prej hyrjes në territorin rus, ekzekutuan planin për eliminimin e Dugina-s.

Më pas, të dyja ato u larguan nga Rusia në kufirin me Estoninë.

Mirëpo, sipas autoriteteve ukrainase, vendi i tyre ka “gjëra më të rëndësishme për të bërë” se sa vrasje e eksponentëve rusë.

Një version tjetër është edhe ai se Dugina-n, e kanë eliminuar nga brenda Rusisë. Për të qenë më të saktë, një grupim kundër Putinit, i cili njihet edhe si “Partizanët”.

Megjithatë, nga brenda Moskës, ky version është tërësisht i pallogarishtëm dhe i rremë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    e para:"“Nuk i bëjmë si ju gjërat”, tha në një konferencë shtypi sekretari i Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, Oleksiy Danilov.",një e folur prej halabaku dhe jo si njësekretar i këshillit të sigurisë!këta o kanë kopjuar këtë palloshin tonë o janë po kaq palloshër!! e dyta:dhe më e rëndësishnja:"Dugina, 29-vjeçare, u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni modeste, pasi trupi i saj u dogj tërësisht si pasojë e një shpërthimi me eksploziv"????????????????????????????????????????????????????????????????? pra në një nga rrugët e moskës,në një atentat me eksploziv,"trupi është djegur tërësisht"?? o na rrofshi topet,pra nuk paska asnjë mundësi identifikimi të viktimës?? atëherë sipas të të gjithë rregullave nëse nuk ka të dhëna për të identifikuar dikë,atëherë personi nuk mund të quhet i vdekur! pra kemi të bëjmë me të vërtetë me një bllof shumë të trashë të ish KGBsë??aq të trashë sa dhe jugosllavët e fillimit të viteve '80 që vunë dinamit në ambasadën e tyre në tiranë,do të fillonin të qeshnin!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje