Kriza: Gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para

23 Gusht 2022, 10:37Bota TEMA

Kriza: Gjermanët nuk kanë më mundësi për të

Prej rritjes së çmimeve dhe inflacionit gjermanëve do t'u duhet t'i përdorin thuajse gjithë të ardhurat për të përballuar jetesën e përditshme.

Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t'u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.

Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha për gazetën "Welt am Sonntag": "Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve".

Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë ​​për të manovruar. "Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, i tha gazetës "Welt am Sonntag" drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin.

Nga vjeshta pritet përkeqësim i situatës financiare

Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.

DW

 

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Te shkretet gjermane, por qe mund te mesojne nga shqiptaret se edhe duke ngrene bar jetohet...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Session Jorgo Melices....ikni o beni cicin...Gjermanet e marin cdo sherbim si nherez skane nevoje te kursejne so Shqipot we vdesin ne spitale

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Ç'do numër llogarie në shtetasit Gjerman përmban mbi 100 000 euro, ndaj Gjermania ka numrin me të vogël të viktimave nga covid, duke ditur që bce është në Frankfurt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje