Rusia sulmon BE: Ka vendosur të stërvisë terroristët dhe nazistët e Kievit

23 Gusht 2022, 10:06Bota TEMA

Rusia sulmon BE: Ka vendosur të stërvisë terroristët dhe

Akuza të ashpra vijnë nga Rusia në drejtim të Bashkimit Europian kësaj here në lidhje me programet e shpallura për trajnimin dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakarova, gjërat janë shumë të qarta, me BE që ka në planet e saj këto kampe stërvitore.

“Duhet t’i themi gjërat siç janë. BE do të ngrejë kampe për të stërvitur terroristët dhe militantët neonazistë të regjimit të Kievit”, u shpreh Zakarova.

Reagimi i Kremlinit erdhi pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili foli për mundësinë e programit stërvitor për ushtarët rusë.

“Edhe 100 vite më para europianë nuk e kuptuan menjëherë se çfarë ishte fashizmi. Pastaj e kuptuan, por ishte vonë”, tha Zakarova.

3 Komente

  1. k
    k

    Rusia është shtet i falimentuar .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Natasha

      Prit o Putin se nuk ke pare gje akoma.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        Ju ruset e kuptuat heret se helbete nje race ishit, lidhet marrveshje e bete pakte, bile ndate dhe Polonine se bashku, pasi vrate ushtaraket e saj te dorezuar, pastaj kur ju kthye juve pate ate te mamit...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje