E thotë Amerika: Kinës i mbytet nëndetësja e re bërthamore

27 Shtator 2024, 21:40Bota TEMA
E thotë Amerika: Kinës i mbytet nëndetësja e re

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes bëjnë me dije se nëndetësja më e re bërthamore e Kinës u mbyt në fillim të këtij viti ndërsa ndodhej ende në dok, ku po punohej për ndërtimin e saj.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët thanë se humbja e nëndetëses ka ndodhur midis majit dhe qershorit, teksa publikojnë dhe disa foto në dokun e vendosur në Wuhan.

Është e paqartë nëse nëndetësja mbante karburant bërthamor në momentin e incidentit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se nuk ishte i njohur me këtë temë dhe nuk dha asnjë informacion kur u pyet për të.

Incidenti ngre pyetje në lidhje me industrinë e mbrojtjes së Kinës, e cila dyshohet se është e mbushur me korrupsion.

Kina ka marinën më të madhe në botë , me më shumë se 370 anije, dhe aktualisht po prodhon një gjeneratë të re të nëndetëseve të armatosura bërthamore, të klasit Zhou.

2 Komente

  1. T
    Tironsi ZZ, NYC

    Ju a konfirmoj unë, 100% e sigurt, KARBURANT BËRTHAMOR nuk kam patur.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      madhësia e një flote detare matet nga tonazi dhe jo nga numri i anijeve që ka!!japonia,filipinet kanë barka peshkimi sa të duash,greqia ka aq shumë sa vështirë ti numërosh,por askush nuk i vlerson për flota!kina nuk ka gjysmën e tonazhit amerikan,duke lënë mënjanë cilësinë e tonazhit dhe armatimit që kanë!ata akoma kopjojnë rusëëëët!!e po e shohim se çfarë mut flote kanë rusët!të gjithë anijet i kanë shëndruar në nëndetëse stacionare!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje