
Nga Yanis Varoufakis, Project Syndicate
Ndërsa raketa, bomba dhe dronë fluturojnë mbi Gjirin Persik, perspektiva e një lufte edhe më shkatërrimtare në Paqësor sa vjen dhe forcohet. Ulja e përshkallëzimit të luftës së re të ftohtë mes SHBA dhe Kinës duhet të kthehet në prioritetin kryesor të botës sot. Dhe për ta arritur këtë është thelbësore të zhbëhet një mit i fuqishëm, i cili e bën idenë e luftës edhe më të afërt: ideja se Kina ka bërë me hile në rrugën e saj drejt prosperitetit.
Është e vërtetë që ekonomia kineze kontribuon në çrregullime serioze makroekonomike në rang botëror dhe kjo duhet adresuar. Megjithatë, ajo është një çështje tjetër, krejt e ndryshme nga fabula e thurur nga elitat Perëndimore për të fshehur dështimet e tyre, sipas së cilës Kina ia detyron suksesin e vet dyfytrësisë, mungesës së sinqeritetit dhe mashtrimit. Dhe nuk është fjala vetëm për një fabul të bukur. Sa kohë që e nxit opinionin publik perëndimor për luftë, ajo është gjithashtu e rrezikshme.
Miti përbëhet nga pesë akuza të pabaza. E para është se Kina ka “vjedhur” pronën intelektuale të kompanive Perëndimore. Në fakt, shumëkombëshet Perëndimore kishin dekada që përpiqeshin ta dorëzonin pronën e tyre intelektuale në këmbim të tregut masiv kinez. Autoritetet kineze, të cilat kanë një horizont planifikimi 50-vjeçar, thjesht iu bënë një ofertë të cilës ata nuk mund t’i rezistonin: mund të hyni në tregjet tona, por do të duhet që t’iu mësoni njerëzve tanë si t’i prodhojnë produktet tuaja. Të fiksuar me të ardhurat e tre mujorshit të ardhshëm dhe të magjepsur nga perspektivat afat mesme, CEO-t Perëndimorë pranuan me entuziazëm.
Akuza e dytë është se Kina po zhvlerëson monedhën e saj. Kjo nënkupton se ekziston një kurs këmbimi “i saktë” dhe se autoritetet kineze po e shtyjnë renminbi-në poshtë atij kursi. Në teori, kurs i saktë këmbimi është ai që ekuilibron llogarinë aktule të secilit shtet. Në praktikë, kjo do të nënkuptonte se dolalri është masivisht i zhvlerësuar, nëse marrim për bazë defiçitin gjigant të SHBA-së.
Për të mos u zgjatur, të akuzosh kinezët se po e mbajnë renminbi-në më poshtë seç duhet është si të akuzosh SHBA-në se i paguan defiçitet e veta duke tërhequr kapitalin e të tjerëve. Perëndimorët që varen nga një dollar i mbivlerësuar i bie që të jenë duke jetuar brenda një shtëpie kristali dhe nuk do të ishte e udhës të hidhnin gurë.
Akuza e tretë lidhet me kontrollin që Kina i bën kapitaleve, dhe që konsiderohet nga Perëndimorët si një tjetër lloj hileje. Mos vallë kemi harruar që epoka e artë e kapitalizmit, epoka e Bretton Ëoods-it të viteve 1950 dhe 1960, mbështetej pikërisht tek kontrollet e kapitalit në SHBA, Europë dhe Japoni? Logjika ishte e thjeshtë: asnjë qeveri nuk është e detyruar moralisht apo ligjërisht që t’i lejojë financierët të mbytin vendin me para “të nxehta” të paduruara ose, ekuivalentja, të lejojnë një eksod të pakontrolluar parash.
Shtylla e katërt e mitit – supozimi se industria kineze ka më shumë kapacitete nga sa deklaron – hidhet poshtë nga të dhënat: Shfrytëzimi i kapaciteteve nga ana e Kinës është nën 75%, që është më pak se i Amerikës. Inventarët janë të qëndrueshëm. Fitimet e eksportuesve kinezë janë mbi 10%.
Kjo akuzë shërbë si mbrojtje ndaj asaj që vërtet i shqetëson autoritetet Perëndimore: hiper konkurrenca që Kina ka arritur nëpërmjet planifikimit të kujdesshëm dhe investimit në arsim dhe trajnim cilësor me kosto të ulët. Nëse sheh se si një kompani në Shenzhen mund të nxjerrë katër prototipe për një fraksion të kostos dhe kohës që i nevojitet Shtutgartit apo Ilinoisit që të prodhojë një prototip të vetëm, nuk mund të mendosh me logjikë se konkurrenca e Kinës vjen si rezultat i kapaciteteve të fshehta. Por ky pretendim është më tërheqës për liderët Perëndimorë se sa t’iu shpjegojnë votuesve të tyre se Kina ka zhvilluar një rrjet neural unik të prodhimit të inteligjencës.
Akuza e pestë, dhe ndoshta më e përhapura, është se kinezët konsumojnë më pak dhe paguhen më pak. Ndoshta po. Por në krahasim me kë? Shpenzimet konsumatore në Kinë janë rritur shumë më shpejt se sa në vendet prodhuese aziatike aleate të Perëndimit, si Japonia, Koreja e Jugut, Indonezia apo Malajzia. Për më tepër, kur këto ekonomi çudibërëse arritën një nivel zhvillimi të krahasueshëm, ato përjetuan një ngadalësim të menjëhershëm të shpenzimeve konsumatore, çka nuk po ndodh në Kinë.
Ngjashëm, pagat në Kinë janë rritur në mënyrë dramatike. Dy dekada më parë, kostoja për orë e punës në sektorin e prodhimit në Kinë ishte më e ulët se në Indi. Qysh atëherë, ajo është 8-fishuar, ndërsa e Indisë vetëm është 2-fishuar. Në fakt, pagat në Kinë sot janë më të larta se sa në çdo shtet tjetër në zhvillim në Azi.
Këto të vërteta nuk zënë vend mirë në korridoret e pushtetit Perëndimor. Aftësutë teknologjie të Kinës përbëjnë një kërcënim ndaj korporatave Perëndimore që dikur ndiheshin të pamposhtshme. Të tjera vende në zhvillim po i drejtohen Kinës për produkte më cilësore, më jetëgjata dhe më të lira. Ndërsa reagimi me akuza se Kina po bën me hile është i kuptueshëm, ne në Perëndim duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të reflektuar sepse e vërteta i shërben kauzës së paqes.
Dhe e vërteta është se korporatat Perëndimore nuk humbën përballë Kinës; ato iu vetëshitën asaj. Ato zhvendosën fabrikat, shpërbënë sindikatat dhe dorëzuan pronësitë e tyre intelektuale për të fituar në afat shkurtër. Ndërsa SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përpiqeshin për të shpëtuar bankierë kriminelë dhe zhvillonin luftëra të paligjshme, Kina investonte në arsim, rrjete hekurudhore, sisteme shëndetësore funskionale, energji të gjelbër dhe qendra prodhimi të afta për kërkim shkencor, zhvillim dhe inovacion të një niveli që shumica e vendeve Perëndimore nuk e arrijnë dot.
Ndaj ka ardhur koha që Perëndimi të reshtë së fajësuari Kinën për vendimet e bizneseve të mëdha Perëndimore, Uoll Stritit dhe politikanëve të përkulshëm. Sanksionet ndaj Kinës janë një zgjidhje qesharake për të shmangur politikat e nevojshme industrial. Edhe më keq, narrativat dembele sinofobe të përcjella nga të njëjtët njerëz që kanë future në krizë Gjirin, mund t’i hapin rrugën një përballjeje ushtarake edhe më të çmendur në Paqësor.
Varufaq na rrofsh ate shokun po si mund te konkuroj kapitalizmi pra privati me shtetin e kines mor debil sepse kina investoi leket e 1.5 milliard njerezve vetem tek infrastructura dhe perendimoret nga ajo qe ne kine pagesa ishte e ulet dhe nuk ka sindikata qe ti kerkonin llogari companive per pagesat eshe per kushtet shkuan ne kine edhe kina cfare beri ia vodhi te gjitheve teknollogjine dhe tani po i prodhon vete te gjitha me cmime shume me te uleta se e gjithe bota edhe tani kompanite perendimore po ikin nga kina dhe po shkojne Vietnam India bangladesh Mexico etc etjere more Varufaq kari
Kines, bota perendimore ti rruaj bolet, se nuk ka pi.. none ta kapi me Kinen, ka shkuar sh larg.