Ekspertët thirrje OBSH-së për linë e majmunëve: Të veprohet më shpejt

28 Maj 2022, 22:15Bota TEMA

Ekspertët thirrje OBSH-së për linë e majmunëve: Të

Disa ekspertë të shquar të sëmundjeve infektive kërkojnë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të veprojë më shpejt për të frenuar përhapjen e lisë së majmunëve, rastet e së cilës tashmë janë konfirmuar në 20 shtete.

Sipas tyre, qeveritë në botë dhe OBSH-ja nuk duhet të përsërisin gabimet kur u shfaq pandemia e COVID-19, ku u gjenden të papërgatitura për zbulimin e rasteve, shkruan Reuters.

Edhe pse lija e majmunëve nuk është aq e transmetueshme apo e rrezikshme sa COVID-19, ekspertët thonë se duhet të ketë udhëzime më të qarta se si duhet të izolohet një person i infektuar, si të mbrohen ata që rrezikohen të infektohen dhe për testimet apo gjurmimet e rasteve.

OBSH deklaron se në mbarë botën janë rreth 200 raste të konfirmuara, shifër që mund të jetë maja e ajsbergut, teksa edhe Europa po përballet me rritje të të infektuarve.

Rasti i parë i lisë së majmunëve në Europë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria.

Lija e majmunëve është shumë e ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme teska kryesisht është e përhapur në Afrikën perëndimore.

1 Komente

  1. k
    km

    O OBeSHe,na jep adresen ku te kerkojne vaksinen dhe ilacet.Ne SHaBA?Atje duhet ti derdhim leket?Shyqyr qe kemi SHaBAnin per cdo gje ,se do kishin mbaruar fare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje