Ekzekutohet kryebashkiaku i qytetit bregdetar në Ekuador

24 Korrik 2023, 22:10Bota TEMA

Ekzekutohet kryebashkiaku i qytetit bregdetar në Ekuador

Kryebashkiaku i qytetit portual Manta në Ekuador, Agustin Intriago, u qëllua për vdekje, në një sulm që tronditi establishmentin politik në vend.

Policia tha se 38-vjeçari Intriago, i cili u rizgjodh si kryetar bashkie i Mantës në shkurt, kishte inspektuar punët publike në qytet në kohën e sulmit, shkruan Reuters.

Në sulmin e rëndë u vra dhe një kalimtare dhe u plagosën dy nga sulmuesit sipas autoriteteve.

Policia ende nuk ka konfirmuar një motiv, por raporton se Intriago kishte marrë kërcënime së fundmi.

Një i dyshuar u arrestua, ndërsa një tjetër arriti të shpëtonte./abcnews.al

2 Komente

  1. M
    Me thene te drejten

    Kujt i intereson ky lajm ?!

    Përgjigjjuni
    1. E
      ELEKTORATI GRI

      Lajmi jepet per kryebashkiaket tane .Eshte lajm i koduar .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje