Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të Donald Trump

6 Qershor 2025, 17:47Bota TEMA
Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të

Kancelari gjerman Friedrich Merz, ishte të premten në Uashington për vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Merz i ka dhuruar presidentit Donald Trump një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të lindur në Gjermani të Trump, duke e ftuar udhëheqësin amerikan të vizitojë tokat e tij stërgjyshore.

I lindur në vitin 1869 në atë që atëherë ishte pjesë e Mbretërisë së Bavarisë, Friedrich Trump u rrit në Kallstadt, një fshat i fshehur në luginat e harlisura të vreshtave që rrethojnë lumin Rajn, në jug të Frankfurtit.

Gjyshja e Trump nga ana e babait, Elisabeth, u lind përballë shtëpisë së Trump në Kallstadt në vitin 1880.

Merz zhvilloi një telefonatë të parë me Trump menjëherë pas marrjes së detyrës në fillim të majit, gjatë së cilës ai tha se e kishte ftuar presidentin të vizitonte Gjermaninë, një ftesë që ai tani e ka bërë publikisht.

Gjyshi i Trumpit vinte nga një familje e thjeshtë, dhe ishte njëri nga gjashtë fëmijët e një vreshtari. Pas shkollës ai mësoi profesionin e berberit.

Në vitin 1885, në moshën 16-vjeçare e braktisi vendlindjen me shpresën për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një kohë kur më shumë se 100.000 gjermanë merrnin rrugën e kurbetit me ëndrrën për një jetë më të mirë.

Më vonë ai kërkoi të kthehej në Kallstadt, por zyrtarët vendas refuzuan t’i jepnin leje, duke përmendur një dështim për t’u çregjistruar siç duhet kur ai u largua në vitin 1885.

Friedrich që më pas e ndërroi emrin në Frederick dhe gruaja e tij Elisabeth hipën në një anije me destinacion SHBA-në në vitin 1905, dhe babai i Trump lindi në Nju Jork vetëm disa muaj më vonë.

Gjyshi i Donald Trumpit pas ardhjes në Nju Jork e filloi jetën në pjesën perëndimore të SHBA-së, më vonë u fut në tregtinë e floririt, bleu prona, duke vënë kështu edhe bazamentin për pasurinë e ardhshme të dinastisë Trump.

Ndërsa Friedrich vdiq atje në vitin 1918, Elisabeth do të vazhdonte të jetonte një jetë të gjatë para se të vdiste në vitin 1966.

Kallstadt u bë i famshëm ndërkombëtarisht për herë të parë gjatë kandidaturës së parë presidenciale të Trump në vitin 2016, kur mediat e kthyen vëmendjen e tyre nga fshati me vetëm pak më shumë se 1 000 banorë, pas fitores së tij. Në Kallstadt çdo vit vijnë njerëz e gjithë bota për festën e verës.

7 Komente

  1. P
    Po Trump sikur eshte i urryer…..

    Vazhdo vazhdimin….….gjithe ky fluks ne super rritje te turisteve ne fshatin e humbur Kallstadt eshte merite e Donald Trump qe i dha emer ne Bote dhe per rrjedhoje ekonomi tregu eshte, ku Trump i takon nje perqindje fikse e fitimit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Eshte edhe gjenetike qe Donaldi u be kaq i famshem edhe ne fushen e ekonomise, po lexoja statistikat tone dhe kerkesa per fuqi punetore eshte rritur ne menyre eksponenciale ne vendin tone nje indeks qe tregon qe ekonomia eshte ne rruge te mbare, prandaj zoti na bekoi ne qe na solli Donaldin si president

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demiri

      Sa ekonomist i zoti qënke, sipas kësaj që shkruan ti të takoka dhe ty diçka se gjete logjikën e ekuacionit, bobo paskan fluturuar bletët dhe zgjoji bosh.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paco

        Ca tho I o njerz tramp paska prejaridhje fshatare a sikur te ishte nga tirona po po car qiiiteterimi dhe ta kishte baben plice or kapterrr me falni Donald fshatar sa kam qesh lol

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po Trump sikur eshte i urryer…..

          Ka ndonj kokerr bythe qiri moter qire qe komenton te tjeret si Demir toci a thua se te gjithe kane mendjen e tij qe e ka trurin pa asnje rrudhe, dystaban apo si ato fasulet plla-qi te Korces. O kurve merru me artikullin dhe jo me komentusit, se te shkerdhej mamin dhe te bej me vella te vogel jo per 9, por per 7 muaj, po me nxore ne ‘prite’ motren te bej daje, more vesh ore sumce.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dursakja

            Nuk e kuptoj për 13 vite në Amerikë Gjyshi i Trump paska bërë një pasuri kolosale nga 1905 deri në vitin 1918 kur u largua nga jeta.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Trump qenka me origjine katundare si e shoqja sllovene

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje