Sulmet e Izraelit: Imazhet satelitore tregojnë dëmet në uzinat bërthamore të Iranit

16 Qershor 2025, 11:15Bota TEMA
Sulmet e Izraelit: Imazhet satelitore tregojnë dëmet në uzinat

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga Maxar tregojnë pamjen më të qartë deri më tani të asaj që ndodhi në centralet bërthamore iraniane në Natanz dhe Isfahan, raporton BBC.

Në Natanz, shihen dëme në impiantin pilot të pasurimit të karburantit dhe në një nënstacion elektrik, sipas analizës Institutit për Hapësirë ​​dhe Siguri Ndërkombëtare.

Të premten, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se "pjesa mbi tokë e uzinës pilot të pasurimit të karburantit, ku Irani prodhonte uranium të pasuruar deri në 60% U-235, është shkatërruar".

Të shtunën, IAEA konfirmoi se katër "ndërtesa kritike" ishin dëmtuar në Isfahan, duke përfshirë impiantin e konvertimit të uraniumit.

 

Lini një Përgjigje