Zëvendësshefi i stafit të udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë, janë përfshirë në bisedime me autoritetet ruse për evakuimin e tyre dhe të familjeve në rast se situata përkeqësohet.
Sipas raportimeve, një zyrtar i lartë rus ka kontaktuar zyrtarin iranian Hejazi dhe e ka siguruar se, në rast emergjence, ai dhe familja e tij do të evakuohen nga Irani përmes një korridori të sigurt.
Gjithashtu, raportohet se edhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të Republikës Islamike kanë marrë telefonata të ngjashme, dhe disa prej tyre janë në proces të finalizimit të planit për largim nga vendi.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka informacione se “udhëheqësit e lartë të regjimit iranian po përgatisin valixhet e tyre”.
Në një videomesazh në gjuhën angleze, të publikuar të shtunën, Netanyahu u shpreh se udhëheqësit e Republikës Islamike “e ndjejnë çfarë po afrohet”.
“Do t’ju tregoj se çfarë do të kishte ndodhur po të mos kishim ndërhyrë,” shtoi ai. “Kishim informacion se ky regjim po planifikonte t’i dorëzonte armët bërthamore që po zhvillonte, forcave të tij terroriste. Ky ishte një kërcënim për të gjithë botën.”
Netanyahu theksoi gjithashtu se operacioni u realizua me “mbështetjen e qartë” të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
te gjitha gazetat e europes perendimore kane perfunduar si Zeri i Popullit dikur, propagande, propagande dhe vetem rrena rreth fushes se betejes, te lexosh lajmet e tyre ne keto kohe eshte dicka e pabesueshme, ne iran forcat izraeliano po bejne kerdine duke vrare njerez, ndersa raketat iraniane edhe pse godasin qendrat e territorit izraelian, nuk shkaktojne viktima, mirepo rrenat iu dolen dje gjate konferences te Netanyahu i cili kercenoi qe do te hakmerrej per "viktimat e pafajshme izraeliane duke edhe shifren, 20 te vdekur e 60 te plagosur, por une per te qene me i sakte, do i vendosja nje shumezim per 30 ...
Keta ermilah bidmishah te hane mune .., komb i pjerdhur .., he rrini luftoni tani , nje pordhe u beri izraeli dhe u pordhet..!!
Lajm i pavërtetë ajotallahët nuk dorzohen kurrë.
Rusia streha e fundit e krimineleve dhe maskarenjeve. Nje komb i dhjere qe nuk rezon dot nje kriminel si Putin. Rrofte Europa, djepi i qyteterimit!
ruset nuk jane komb i dhjere. Eshte politika qe i trazon njerzit. Jo te gjithe ruset mbeshtetin regjimin e Putin