Europa duhet të adoptojë një mendësi më strategjike

3 Prill 2025, 22:25Bota TEMA
Europa duhet të adoptojë një mendësi më strategjike

Ish-zv.presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas shkruan sot në gazetën “Kathmerini” disa propozime për mënyrën sesi BE-ja duhet të përshtatet në kohën e re, që ai e quan “Era e Fuqisë”. Sipas tij, Europa ka sot një deficit strategjik që buron nga inercia e saj për t’iu përmbajtur në mënyrë obsesive “një rendi global shumëpalësh bazuar në rregulla”.

"Ne zgjodhëm që të jemi rojtarë të ligjit ndërkombëtar, bashkëpunimit shumëpalësh dhe tregtisë së drejtuar nga rregullat më tepër sesa nga forca. Kjo strategji ka dështuar të sjellë përfitimet e pritura…Ndërkohë që ne mbetemi të përthithur nga rregullat, pjesa tjetër e botës është përqendruar te fuqia", shkruan ai.

I cili vazhdon duke sugjeruar se në këtë botë që po inaugurohet tashmë si dominuese, BE-ja ka megjithatë disa instrumente. Por së pari, BE-ja duhet të afirmojë autoritetin e vet në një botë të fuqisë dhe së pari këtë duhet ta bëjë duke adresuar dobësitë e veta. Dëobësitë tona janë më të dukshme në mbrojtje, shkruan ai, duke nënvizuar se “bota komplekse përqark nesh na shërben si kujtesë për urgjencën e një kaapciteti mbrojtës europian”.

Por sa i takon avantazhave, BE-ja ka shumë dhe Schninas liston:

-Tregu i përbashkët: është më i madhei dhe më i rregulluari në botë, një treg ku kudo do të ketë akses dhe askush nuk do të përjashtohet.

-Euro: Është monedha e dytë më e madhe në rezervë dhe po merr përherë e më shumë terren, me Kinën dhe të të tjerë që përher e më shumë po e përdorin.

-Ndihma për zhvillim: Europa investon shumë në fusha kritiek gjeopolitike, por pa kërkuar asgjë në këmbim. Kjo duhet të ndryshojë. Ndihma jonë duhet të kushtëzohet me qëndrimin e përfituesve ndaj nesh.

-Fuqia rregullatore: Ligjet dhe standardet tona formësojën tregjet globale dhe ky është një avantazh domethënës strategjik. Ata që veprojnë kundër interesave tona duhet të përgatiten që të paguajnë çmimin, përmes sanksioneve apo kufizimeve, apo sanksioneve kundër individëve dhe kompanive

Sipas tij Europa duhet të adoptjë një mendësi më strategjike që gërsheton parimet tona me aftësinë të imponojmë termat tonë. Opionione si ky i Schinas përfaqësojnë një evolucion të shpejtë në debatin e brendshëm europian që herët apo vonë do të përpunojnë publikun për nevojën e ndryshimit të shumëçkaje dhe një lloj militarizimi që duam nuk duam është imponuar.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Evropa eshte e ndare ne 100 pjese vari k.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Micokaku

      Ik ore bythqir lulishtesh se shperndan kisha grosh , ik e mbush zoren e thare ….bythqir

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Ky ishte ai bythqiri helen qe deklaronte me pompozitet se ku ishte ngateruar Shqiperia dhe Edi Rama me denimin e Fredi Belerit …ky nuk ishte ??? Ky lamashi qe ne vend te ishte nje asnjanes , ashtu sic e kerkon detyra , se nuk ishte politikan helen , por politikan i nje EU je qe i shikon te gjithe te barabarte ….kurse ky idjoti , bythlepiresi i Juncker bente shantazh hapur Shqiperise dhe Rames …..perfundimi ?? I ruajti rocken dhe ja moren dhe me llap gjigantit Rama …shtu sic ja mori dhe Micua , ashtu sic do tja i marin dhe Esat pashet e sotem …..Sali Berisha dhe Ilir Mutaj ne 11 Maj …..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje