Nga Guido Olimpio, Corriere della Sera
Një bllokadë detare kundër Iranit. Një skenar që fillimisht u përmend pa u thënë drejtpërdrejt nga vetë Donald Trump, por më pas u shpall hapur si reagim ndaj dështimit të negociatave në Islamabad.
Presidenti fillimisht ishte kufizuar vetëm në ripostimin e një artikulli të publikuar në faqen Just the News, ku kjo mundësi merrej në konsideratë. Më pas erdhi njoftimi tashmë i zakonshëm në rrjetin Truth.
Plani – ende i papërcaktuar në detaje – duhet të çojë në një kontroll të Marinës amerikane përgjatë rrugës që të çon drejt porteve të Republikës Islamike. Në këtë mënyrë do të ushtrohej presion si ndaj regjimit iranian, ashtu edhe ndaj vendeve që përdorin këtë rrugë detare, si Kina apo India. Në atë pikë mund të ketë një veprim diplomatik për ta nxitur Teheranin të jetë më pak i papërkulur.
Ideja u rikthye një javë më parë nga ish-gjenerali Jack Keane në faqet e New York Post:
«Nëse lufta rifillon dhe, pasi të jetë dobësuar mjaftueshëm arsenali i armikut, SHBA-të mund të zgjedhin të pushtojnë ose shkatërrojnë ishullin Kharg… Alternativa është të vendoset një bllokadë detare për të mbytur eksportet jetike».
Më pas ishte zëvendëspresidentja e Lexington Institute, Rebecca Grant, e njohur për qëndrime ndërhyrëse, që mbështeti zgjidhjen e një rrethimi detar. Sipas saj, Marina duhet të përsërisë atë që është bërë kundër Venezuelës përpara kapjes së liderit Nicolás Maduro: disa sulme të shpejta, bllokim të anijeve cisternë dhe patrullim të rreptë. Çdo anije që dëshiron të kalojë duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të Marinës amerikane. Për Grant, zbatimi i kësaj mase do të ishte «shumë i lehtë».
Në realitet, asgjë nuk është e lehtë në këtë konflikt, gjë që është dëshmuar nga javët e gjata të operacioneve. Teherani ka reaguar gjithmonë ndaj çdo goditjeje duke zgjeruar përplasjen dhe do ta bënte këtë edhe në rast të një bllokade, duke marrë sërish në shënjestër aleatët e SHBA-ve në anën tjetër të Gjirit. Ose duke mbyllur plotësisht trafikun, duke shkaktuar dëme të mëtejshme ekonomike në nivel global.
Kontrollet e mundshme mbi cisternat apo anijet e mallrave do të krijonin përplasje serioze me qeveritë që blejnë produkte nga Irani. Lista është e gjatë, ashtu si edhe pasojat e mundshme.
Ekzistojnë gjithashtu rreziqe të natyrës ushtarake. Komponenti detar i Pasdaranëve është dobësuar nga operacioni Epic Fury: janë fundosur rreth 115 njësi, mes tyre 6 nga 7 fregatat në dispozicion, tre korveta, një nëndetëse, një anije bartëse dronësh dhe mjete mbështetëse. Megjithatë, sipas ekspertit Farzin Nadimi, gardianët disponojnë ende rreth 60% të një flotile të përbërë nga motovedeta, skafe të shpejtë, mjete të lehta, raketa lundruese kundër anijeve dhe mijëra mina, të afta të komplikojnë misionin.
Nuk duhen nënvlerësuar as dronët kamikazë, në version ajror dhe detar: që nga 28 shkurti, iranianët kanë sulmuar rreth pesëdhjetë anije.
Irani, që nga viti 1980, është stërvitur për përballje në ujërat e ngushta dhe të cekëta të Gjirit, duke u fokusuar në taktika asimetrike, manovra “në tufë” dhe sulme të shpejta. Qëllimi është gjithmonë konsumimi dhe lodhja e kundërshtarit, i cili nuk dëshiron të mbetet i bllokuar në një krizë të zgjatur.
Megjithatë, kjo zgjedhje – si çdo luftë – nuk e mbron Republikën Islamike nga rreziqe të mëdha. Uashingtoni mund të urdhërojë valë të reja bombardimesh mbi një vend me infrastrukturë civile dhe ushtarake tashmë të shkatërruar.
Për këtë arsye, do të ishte më mirë për të gjithë që të mos braktiset rruga e negociatave.
Komplet motherfuckers....Kush e fut boten ne lufte per interesa personale,mallkuar qofte ne jete te jeteve!
nuk behet fjale per interesa personale. Eshte interesi amerikan qe me 1 gur vret 2 zogj : bllokon hidrokarburet per Kinen dhe njekohesisht indirekt edhe hidrokarburet per Europen. Besoj qe do kemi zhvillime, se sma do mendja qe Kina do rrije e te beje sehir, megjithese perkohesisht e ka zgjidh me Rusine. Por nevojat e Kines jane te medha, se nuk ja permbush dot Rusia, duke pat parasysh qe nga Venezuela eshte veshtiresuar shume
Ou?Vertet? Cudi...se komshiu im plak thote qe po behet per interesat e oligarkeve dhe te lobit te krimineleve qe duan zgjerim kufijsh.Do i them plakut,qe populli amerikan e doka luften kunder Iranit per te mbrojtur interesin e vet duke rritur cmimet e ushqimeve,naftes,etj.etj...,sepse lufta per mbijetese forcon shoqerine amerikane dhe shtetin.
Lufta per mbijetese shton IDIOTET si puna jote dhe i ben gaztore cirku...
Ah, or Tan çfarë hallesh paske! Lum si t'i, duhet t'i kesh të gjitha gjërat në vijë dhe po i kushton pak kohë dhe halleve të njerëzimit. Shoku Enver na e la amanet, kurrë mos hiqni dorë nga problemet e botës dhe të proletariatit botror, vetëm me hallet tuaja mos u merrni, se do kërkoni pastaj gjëra që mund të konfliktoheni me mua dhe do ju thyej brinjët në Spaç. Edhe sot që po bëhen gati gjysëm shekulli që na la shëndenë, ne vazhdojmë të plakemi me hallet e botës edhe pse po na rjepin lëkurën dhe po na lënë pa brekë në bythë.
Edhe bllokim i gjirit nga Irani edhe bllokimi i lundrimit nga Amerika janë veprime të paligjshme. Ndryshe si mund të bllokojë Amerika naftëmbajtëset kineze që furnizohen në Iran?!
U merzite per Kinen? Kujt i plasi!
Pra nuk do dali nafte e cmimi ne qiell. Fiks si deshen.
Duan të bëjnë si me Venezuelën dhe Kubën por nuk do të ju ecë me Iranin që ka qysh më 1979 në sanksione janë bërë profesionistë,pastaj amerikanët kanë frikë të afrohen në ujrat iraniane,
Amerikane jane aty o derdimen, e kane shkaterruar plotesisht aftesine ushatarake iraniane dhe se shpejti do vene nen kontroll ishujt e Ngushtices. Koqe kanari.
Nuk kane nevoje te afrohen shume ne kufijte e jashtem detare te Iranit Amerika do vendosi marinen e vet per te mos lejuar hyrje dhe dalje te anijeve.Ndersa per sa i perket anijeve qe do lundrojne nen flamurin kinez do kete zhvillime te tjera ,ashtu si Irani tha qe ka mina kete gje do beje dhe Amerika ,dmth ne thelb te dyja shtetet shkelin ligjet nderkombtare
Po me Venezuelan cfare po behet, ku po e kontrollon naften atje? Po me liderin si po ecin zhvillimet? Pse duhet te mbahet ne USA kur gjoja krimet I ka kryer ne venezuel?
Ja do te te marrin doren ty se cdo bejne! RROTCARIST!