Forcat kurde dhe qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

31 Janar 2026, 08:20Bota TEMA
Forcat kurde dhe qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me synimin për të stabilizuar armëpushimin që u dha fund përleshjeve disajavore dhe për t’i përcaktuar hapat drejt integrimit mes dy palëve.

Sipas marrëveshjes, forcat e sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme siriane do të hyjnë në qytetet al-Hasakeh dhe Qamishli, në qendër të zonave kurde, ku më parë u ishte ndaluar hyrja. Po ashtu, do të nisë procesi i integrimit të forcave të SDF-së me forcat qeveritare, raporton AP.

Marrëveshja parashikon krijimin e një brigade të re ushtarake që do të përfshijë tri brigada nga SDF-ja, si dhe formimin e një brigade të përbërë nga luftëtarë të SDF-së brenda një brigade të ushtrisë qeveritare në provincën e Alepos.

Institucionet lokale në administratën kurde të Sirisë verilindore, e cila prej vitesh ka funksionuar si një zonë de facto autonome –  si dhe punonjësit e tyre, do të integrohen në institucionet shtetërore siriane.

Marrëveshja përfshin gjithashtu garantimin e të drejtave civile dhe arsimore për popullin kurd, si dhe kthimin e personave të zhvendosur në zonat e tyre, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi i marrëveshjes është unifikimi i territoreve siriane dhe realizimi i plotë i procesit të integrimit në rajon, përmes forcimit të bashkëpunimit mes palëve të përfshira dhe bashkimit të përpjekjeve për rindërtimin e vendit”, theksohet më tej.

2 Komente

  1. a
    aaa

    Turqi 1 : Izrael 0 . Ja se si Izraeli i perdori Kurdet per qellimet e tij duke ju premtuar nje shtet kurd , kur ne te njejten kohe i spiunonte tek Turqit. Kurdet u detyruan te terhiqen nga te gjitha tokat qe ata kishin te pushonin dhe qartazi po ju jepet mundesia vetem per egzistencen e tyre si nje minoritet nen shtetin e ardhshem Sirian. Me te drejta te garantuara per minoritetet. Izraeli donte ta coptonte Sirine ne copa te vogla etnike te cilat ai mund ti manipulonte lehtesisht , sic po ben me Druzet . Ndersa tani do te duhet te perballet me shtetin Sirian, si persa i perket tokave siriane te pushtuara nga Izraeli ashtu dhe qendrimin e shtetit te ri Sirian ndaj Palestinezeve. Sirianet do ti ofrojne Izraelit nenshkrimin e Akordit " Abraham" dhe njohjen e Izraelit. Ndersa Izraeli nuk eshte i gatshem ti ofroje terheqjne nga pjeset e pushtuara. Duket qarte qe fuqite e medha , perfshire dhe pasaniket e golfit , ja kane lene Sirine nen mbikqyrjen e Turqise.

    Përgjigjjuni
    1. i
      i cudituri

      Psikopat! Kjo qe lexove me siper eshte Autonomizimi Ligjor i zones kurde ne Siri! Turqia eshte jashte cdo plani per Sirine!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje