FOTO/ Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro dhe gruaja e tij transferohen nga qelia drejt New York-ut!

5 Janar 2026, 13:40Bota TEMA
FOTO/ Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro

Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit nën akuza për trafik droge dhe armësh.

Maduro, i cili pritet të paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e autokolonës, i veshur me uniformë kafe paraburgimi, dhe më pas u drejtua drejt një helikopteri. 

Maduro pritet të dalë sot para një gjykate në Nju Jork, ku do të përballet me procedurat fillestare gjyqësore.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi seancën apo masat që mund të merren ndaj tij.

2 Komente

  1. T
    Transferohet 11 shtator 2001

    Të dënohet me varje në litar si Sadam Hussein.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dikur

      Edhe unë jam dalort që të dënohet si Sadami. Domethënë të gjykohet në Venezuel nga një gjykatë venezueliane njëlloj si Sadami që u dënua në Irak nga një gjykatë Irakiane.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje