FOTOT/ Kapen 350 kg të bardhë dhe 300 mijë $ në shtëpinë e shqiptarit në Brazil, ruhej nga 2 të armatosur

15 Qershor 2022, 14:24Bota TEMA

FOTOT/ Kapen 350 kg të bardhë dhe 300 mijë $ në

Shtëpia e trafikantit shqiptar Altin Drimadha në Sau Paulo në Brazil është bastisur nga policia vendase pak ditë më parë. 

Gjatë kontrolleve në banesën që ruhej nga dy brazilianë, policia gjeti 350 kg kokainë të pastër të paketuar në kuti, të cilat ishin ambalazhuar me dizajnin e markës “Louis Vuitton”.


Sipas mediave dyshohet se lënda narkotike ishte porositur që të transportohej drejt Belgjikës, siç tregohet në fotot e publikuara nga autoritetet me mbishkrimin (Da Vinçi 1742) ndërsa janë sekuestruar edhe 300 mijë $ para cash. 

Përveç drogës dhe parave policia gjeti edhe dy celularë të koduar, dy pushkë AK 47 një USB ku janë gjetur disa video ku bashkëpunëtorët e Drimadhës kishin filmuar operacionin e ngarkimit të lëndës narkotike në portin e Sao Paulos.

Ekspertët e policisë federale braziliane kanë gjetur kodin e USB ku ndodhej video bashkë me raportet e marra nga hetimet e javëve të shkuara ku identifikuan emrin e Oceanic Panfilo.

 

3 Komente

  1. C
    Cakeboti

    Quhet kokaine jo “e bardhe”. Terma rrugesh nga gazetare rrugesh

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirditori plak

      Po si e qelbi boten kudo ku shkeli, ky pis popull!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje