
Ai është babai i rezistencës ukrainase: Gjenerali Valery Saluschnyj, 49 vjeç, komandant supreme i forcave të armatosura ukrainase.
Në fillim të luftës, ai jo vetëm organizoi mbrojtjen e kryeqytetit, por po ashtu planifikoi me sukses kundër-ofensivat.
Në rajonin e Kharkivit, përparime janë shënuar jo vetëm në jug dhe lindje, por edhe në veri dhe shumë shpejt do mbërrijnë në kufirin me Rusinë.
“Jam krenar dhe falënderues për çdo ushtar ukrainas. Është një nder për mua që luftoj krah për krah me ju,” thotë Salushnyj.
Ai konsiderohet një patriot dhe si oficer luftarak veteran, ai ka demonstruar aftësitë e tij drejtuese dhe zgjuarsinë ushtarake edhe gjatë pushtimit rus në vitin 2014. Që atëherë ai gëzon vlerësimin më të lartë në grup.
Emri i tij i parë, Valerij, do të thotë ‘i fortë’.
Ndërkohë Salyschnyj nuk është vetëm një hero mes ushtarëve, por edhe për një pjesë të madhe të popullsisë. Ekspertët madje besojnë se gjenerali popullor mund të pasojë kreun aktual të qeverisë, Volodymyr Zelensky pas përfundimit të luftës.
Gjenerali-hero ka luajtur një rol shumë të madh në sigurimin që Ukraina të ekzistojë ende dhe që vendi të mos pushtohej brenda pak ditësh, siç kishte planifikuar despoti i Kremlinit, Vladimir Putin. Tani ai mund të sjellë edhe fitoren ndaj Rusisë!
Sipas informacioneve të BILD, presidenti aktual Zelensky nuk është shumë i lumtur për spekulimet se ai një ditë mund të transferohet në pallatin presidencial.
BILD
Bravo!
Yep! Slava Ukraini! Fuck Kremlin!
Fiks si Berom Begaj duket. respekt.
Lajm i shumpritur nga lufta e shenjte e Popullit te Ukraines.Bijte e saj po e bejne me shkelqim detyren e tyre patriotike.
Si su lodhe qe bere kte hartim filloreje mer hajdar.
bjeruni diktatoreve si pika e ujit qe i bie gurit pa pushim thoshte enver hoxha derisa guri behej vrime
Keshtu luftohet per liri. Ukraina po shkruan me shkronja gjaku historine e vet..! Rrofte Ukraina
Hahahah me kto lajme per te qeshur. Gjenerali hero, fshatari qe vrau 10 ruse me cifte, vajza qe helmoi 100 ruse, putini qe eshte semure e vdes per dy jave. Karlliqe komplet
Fils si malet me blerim mbuluar
Ec perpara gjeneral , shkedheu robt ruseve , beji te mesojne se sa do i forte te jesh prap se prapi ke mangesi ne lufte kur je pushtues ....ligji nr1 i luftes ....dhe sa do i forte te jete pushtuesi ne ajer dhe ne det , ato nuk te japin kurre fitoren ...fati vendoset ne toke ....dhe ne toke jeni ju padrone dhe jo ata ....
Ky boli kshu eeee? Po ky qeka napoloni mer jahu. Na cat karin me kahu propagande pederastash
Slava Ukraini! A tani e gjetet ju te tema te shkruani per kete, apo tani qe mori revansh Ukraina??? Pse nuk shkruanit kur ky mbronte dhe organizonte ushtrine ne mars, maj, qershor. Hmmmmm nejse. Ps. Ju te temas pse nuk shkruani per naften ne burse 88$ apo fresk lartmadhnise
Bravo cuna. Uroj javes tjeter tju shohim ne Moske.