FOTOT: Ukrainasit "pushtojnë" bregdetin, ushtria ndërhyn prej frikës nga minat

16 Qershor 2022, 16:36Bota TEMA

FOTOT: Ukrainasit "pushtojnë" bregdetin, ushtria ndërhyn

Qyteti i katërt më i populluar në Ukrainë, përpara pushtimit rus të vendit Odessa ishte një destinacion i njohur për plazhet e saj. Megjithatë që nga shpërthimi i konfliktit kthimi në normalitet është thuajse i pamundur. Edhe pse shumë qytetarë vendas kanë zgjedhur t’i drejtohen bregdetit në këto ditë të nxehta, ushtria është kujdesur që t’i ndalojë.

Larja në det është bërë mision i pamundur, pasi disa oficerë policie dhe ushtrie kanë evakuuar plazhet e Odessas, pasi pushuesit rrezikohen nga shpërthimi i minave.

Duket se i gjithë bregdeti është minuar, teksa vetëm pak ditë më parë një burrë u hodh në erë para syve të familjarëve të tij, teksa u zhyt në det.

 

 

Lini një Përgjigje