Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është "i afërt".
Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.
Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.
Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit.
Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që "asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan".
Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet "akt lufte" dhe do të marrë përgjigje të plotë.
Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.
Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.
Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.
aman mor se na hapët barkun,"Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh"!çar karin kujtoni se fitoni duke përdorur të njëjtin titull dy herë në javë??nuk ka LA(luftë atomike)sepse të gjithë që i kanë e dinë që po e filluan do shkojnë dhe vetë në PIDH TË SËËËËËMËS!!
nuk ka lufte sa te jete zeusi mos u merzisni, senili nuk eshte me president
Po ne Ukraine ca eshte o gje e trashe, ka me senil se sa ty?
muço,senili nuk është më president,tashti kemi të çmëndurin që fle në ceremoninë e varrimt të papës!!
Mos u shqetesoni shume se nuk eshte hera e pare qe ka patur perplasje midis Indise dhe Pakistanit, kane filluar me retorika te tejskajshme dhe kane perfunduar ne dashuri....edhe kesaj rradhe ushtria Indiane do te beje nje show se po i pergjigjet sulmit terrorist me force dhe pastaj do te kthehet te beje Yoga per relaksim.....
PER LESH SHKOFSHIN NDYRESIRAT. HALE JANE NJERI ME SHUME SE TJETRI, KANE PUSHTUAR BOTEN. RRACE E NDYRE
Dhe une idioti gjithe berthamat e ullinjve qe konsumova ket dimen i hodha(ku me dite se po fillon lufte berdhamash)