Furtuna që do të sjellë ultimatumi i Trump ndaj vendeve të BRICS

7 Korrik 2025, 18:41Bota TEMA

Furtuna që do të sjellë ultimatumi i Trump ndaj vendeve të

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Me ultimatumin e dërguar që sot të gjitha vendeve anëtare të BRICS Trump, tregoi edhe njëherë forcën e Shteteve të Bashkura duke ua thënë troç boll luajtët pas shpinës së Amerikës. 

Me këtë lëvizje të tij duke i kërcënuar deri në 70% të tarifave, ka mundësi që Trump i ka zënë liderët e këtij grupi në shah-mat, të cilët nuk e prisnin një levzje të tillë nga përvoja me presidentëte tjerë përpara tij.

Shtetet e mëdha si Kina dhe Rusia e kanë përdorur këtë grupim si një kundërpërgjigje ndaj ekonomisë së fuqishme amerikane për të zhvlerësuar sa më shumë fuqinë e dollarit në tregun botëror.

Nga ky veprim i befasishëm i Presidentit Trump me shumë interes pritet reagimi i këtyre vendeve kryesore, por ne disa vende nga ky grupim si India, Emiratet e Bashkuara, Egjipti mbase do të ketë ndonjë ndryshim kursi kur dihet se liderët e këtyre vendeve janë miqtë më të ngushtë të Presidentit të tanishëm Amerikan.

Sidoqoftë shumë nga këto vende bashkë me Kinën që janë të varur nga SHBA-ja nuk u intereson të prishin marrëdhënjet me të, sepse çdo përkeqësim sjell një shkatërrim ekonomik të vendeve të tyre. Prandaj Presidenti Trump është treguar i qartë dhe i ashpër ndaj tyre, dhe jo si parardhësit e tij që kanë qenë më të butë, pa thënë indiferent për hirë të rregullit të tregtisë së lirë globale për të mos sjell një krizë ku risku i kaosit mund të kishte pasoja të pashmangshme në tregun botëror.

Trump që në marrjen e mandatit të dytë e ka marrë parasysh që për të sjellë Amerikën e madhërishme përsëri i duhet një luftë frontale ndaj "armiqve" të tregtisë së saj pa llogaritur kostot dhe pasojat që mund të kenë partnerët historik të saj.

Në muajt e parë të ardhjes së tij ekonomia amerikane ka një rritje sidomos ne tregjet e bursës së saj dhe në uljen e cmimit të naftës për konsumin e brendshëm.

Çeshtja tani është me partnerët historik të SHBA-së ku me ardhjen e Trump ka një lloj ftohje për arsye të abuzimeve të tyre ndaj ekonomisë amerikane.  Trump ua ka bërë të qartë edhe partnerëve më të afërt europianë që gjithësecili duhet të matet  me fuqinë e  tyre për të kryer  sa më shumë shpenzime në garantimin e sigurisë në territoret e tyre. Ç'është e verteta  shtetet e BE së në buxhetin e tyre prioritet i  është dhënë  fuqizimit të armatimit të mbrojtës sesa rritjes ekonomike të tyre. Kërcënimi nga Rusia është më afër se kurrë dhe nëse nuk e bëjnë tani për të parandaluar çmendurinë e Putin për të pushtuar vendet baltike, çdo vonesë do të sjellë pasoja të pashmangshme katastrofike.

Mosbindja kohët e fundit e Putinit ndaj Trump për një marrëveshje paqeja e ka zemëruar Presidentin amerikan aq shumë sa, nëse vazhdon kështu askush nuk e parashikon reagimin e ashpër të tij. Ka shumë gjasa që "prishja" me Putinin të kthejë Trump në 360° në anën e Zhelenskit i cili pas zënkës së parë me të, tani për arsye strategjikë Presidenti amerikan është kthyer në një mentor i tij në çdo hap të tij politik për ti dhënë fund luftës në Ukrainë pa humbur territoret e saj. 

Reagimi negativ i Putin duke e sulmuar Ukrainën ka bërë që Trump shumë shpejt të nisë armatimin e fuqishëm mbrojtës dhe sulmues drejt Ukrainës. Pra me pak fjalë do lirojë paketën ndihmëse të miratuar nga Kongresi amerikan në fundvitin e kaluar, me këmbënguljen e Presidentit Biden në ditët e fundit mandatit të tij.  Pra gjithë këta miliarda dollarë me armatim për Ukrainën do të jenë një ndihmë e madhe dhe ndoshta një fund i epokës së Putin dhe qëllimeve djallëzore të tij të rikthimit të Perandorisë Rusë. Prandaj e gjithë vemendja e botës është kthyer tek Presidenti Donald Trump i cili ka butonin ose të dhënjës fund të luftës globale ose të një nisje të një luftë të re të paparashikueshme por me pasoja për gjithë njerëzimin.

5 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    BRICS do me thene brisku nuk po luan pas shpines, por i jane kundervene balle per balle, te besh Samit te hapur per te mbrojtur interesat ekonomike te shteteve pjesmarrese qenka....... thike pas shpine per Ameriken.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Tifozllek alla arnautstan, Trampi paska miq kete, ate dhe ata! Siç thoshte Sala dikur qe Bushin e kame "mike shtepie"! A te krripsha mendjen o gazetar! Nesa administrata amerikane do ndjente veten te sigurt ne fitoren ndaje rusis, nuk do priste kshillat e askujt, po do kishte vepruar si ne rastin e iranit e ne shume raste te tjera! Pastaj BRICS perfaqeson mbi gjysmen e pollsis te globit dhe mos perdorimin te dollarit nga keto shtete, dollari amerikan te bene te fala...!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o të qiftë derri të gjithë vrimat që ke në familje,meshkuj femra e deri tek insektet!!kur do kuptosh o bir kurve se nuk flitet për " një person një votë","BRICS perfaqeson mbi gjysmen e pollsis te globit"!o debil i mutit,këtu flitet kush ka paratë vendoooooossss!perëndimi është 1/4 e popullsisë,por është ai që vendossssssss!!mos vallë ti, në atë pidh sëme ku punon,vendos në vënd të atij që të ka punësuar??mos vallë në fabrikën me 100 puntorë janë puntorët ata që vendosin??tipa si ti o janë budallenj të lindur o janë dh emë budallenj kur kujtojnë se gjithë bota beson gomarllëqet e tyre!!o bqir,përse ta merr mëndja se kina nuk pranon të vendosë remimbin e saj si mjet shkëmbimi??a i ke thirrur ndonjëherë mëndjes??në radhë të parë sepse është e të njëjtit nivel me meksikën,pra nuuuuuuuk ka takat!se po ta bëjë duhet dhe ta stabilizojë,ta mbajë të qëndrushëm forcën e tij,dh epo e bëri??mbetet me gisht në bythë!!përse nuk e bën india me rupinë!sepse as në kinë e vietnam nuk ta shkëmben kush rupinë!he debila të lindur në një djep idiotësh!!

        Përgjigjjuni
      2. 7
        777

        Nesër do ta ndryshojë prap Trampi

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          po të ishte nga florida ky caka marko,ndoshta fis me gent kakën,ish ministrin vjetor të jashtëm shqiptar,i fshehur si zv/ministër,do ta kisha besuar për tërë gomarllëqet që thotë!!nga nju jorku!?nuk ka pikë besimi!i madhërishmi njeri portokalli nuk ka miq në nju jork!!maksimumi ka ndonjë bythëlëpirës!e ec e besoi bythlëpirësit,edhe kur mbiemrin e ka pak a shumë si produkt bythe!!ec mor debil i lindur,na qënke dhe "aktor"!!merru me kinema,të paktën shko e shiko,e mo u merr me analiza!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje