Greqia: Edhe ne me dronin tonë!

2 Prill 2022, 22:40Bota TEMA

Greqia: Edhe ne me dronin tonë!

Dizajni i avionit të parë autonom (dron), i zbatuar në partneritet me Hellenic Aviation Industry (EAB), Universitetin Aristotel të Selanikut, Universitetin Democritus të Thrakës dhe Universitetin e Thesalisë, po hyn në fazën përfundimtare.

Siç u njoftua të premten, më 1 prill, u organizua një takim me temë “Bashkëpunimi i Industrisë Greke të Aviacionit me Universitetet dhe Qendrat Kërkimore: Një kusht i domosdoshëm për një Greqi të fortë” dhe u zhvillua në Universitetin e Thesalisë në Lamia.

UAV-i i parë VTOL pritet të fluturojë në qiellin grek pas rreth dy vitesh, thuhet në njoftim.

Theksohet se droni do të përmirësojë mbikëqyrjen e kufijve tokësorë dhe detarë, ndërsa mund të përdoret për qëllime të mbrojtjes civile dhe për shumë përdorime të tjera komerciale. Ky është një avion që do të mund të arrijë ngritje/ulje vertikale me sisteme që nuk janë shfaqur ende në fushën e dronëve.

Ministri i Financave, Christos Staikouras, tha se “përpjekja vazhdon dhe zgjerohet, në mënyrë që vendi ynë të dalë në arenën ndërkombëtare si një projektues dhe prodhues i certifikuar i produkteve të teknologjisë së lartë dhe inovative”.

Vjen ky zhvillim ndërsa Turqia fqinje, vend me të cilin Greqia ka fërkime historikr, deri dhe në rrezik lufte, është kthyer në lider botëror në dronët luftarakë. 

3 Komente

  1. T
    Tani mundet ta provoni Byten me Turkun

    mossss moreeeee greku me pjes te prodhuara bo drona si Turku ejjjjjj haaaaahahahahahahahaa ooooooh sa kom qesh janulles ne bith nashi

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taras Bulba

      Greku me dron ???? Sbehet me inat kjo pune or taj ......Keta helenet jane te cuditshem , kujtojne se droni eshte dyqan me sufllaqe dhe xaxiq , dhe cdo gje eshte ne regull, do pare zhvillimi i dronit or taj , sdo gam gam gam , do monedhe , ti monedhen se ke , ri e shiko te tjeret se si e bejne , po te doli llogaria te blesh ndo je , ne regull , po ste doli ri e ha sufllaq me xaxiq ifut dhe nje coca cola te gromsitesh dhe je ne regull .......do kemi dhe ne thon , plasen qe i ka turku , po seshte me inat kjo pun , eshte me llogari e potencial ushtarak , me ke do i bejn keta ??? Me Tsokaxopulon hajdutin ????

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpe

        Prisni kur saliu te prodhoj dronin"vici doli"per te sulmuar ambasaden amerikane dhe te pushtoj kryeministrin se bunkerin e shqupit e pushtoi me sali lushen ne rrethimin e dyte

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje