Kryeministri i Groenlandës shprehet disi më optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë nën kontroll ishullin e Arktikut, por përsëriti qartë qëndrimin se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.
Kreu i qeverisë së Groenlandës deklaroi gjithashtu se pret “rezultate konkrete” nga bisedimet që kanë nisur me SHBA-në.
“Dialogu ka filluar dhe Naalakkersuisut (qeveria e Groenlandës) do të punojë me vendosmëri për të arritur rezultate konkrete”, deklaroi para parlamentit Inatsisartut kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.
Takimi i parë i grupit të punës për çështjen e Groenlandës u mbajt më 28 janar në Uashington, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara.
Një ditë më pas, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi se takimi “shkoi mirë, në një klimë dhe mënyrë shumë konstruktive”.
“Jam pak më optimist sot (të enjten) krahasuar me një javë më parë”, u shpreh ai.
Sipas Nielsenit, i cili së bashku me kryeministren daneze është takuar me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bisedimet me administratën Trump do të zhvillohen paralelisht me forcimin e “dialogut të ngushtë me vendet perëndimore” dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
“Nuk jemi vetëm dhe jemi të mbrojtur. Të gjitha vendet e BE-së na mbështesin”, theksoi ai.
Ai rikujtoi edhe një herë, si çdo herë që rikthehet propozimi i presidentit Trump për marrjen e kontrollit të këtij territori autonom të Danimarkës, se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.
Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kundërshtojnë çdo formë transferimi të sovranitetit.
Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohen pasi Trump deklaroi se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin e Arktikut, i cili është pjesë e NATO-s.
Kërcënimet e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën kanë shkaktuar një nga krizat më serioze në historinë e Aleancës Atlantike që nga themelimi i saj në vitin 1949.
Megjithatë, udhëheqësi amerikan deklaroi se kishte rënë dakord për një “kornizë” me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Deri më tani, shumë pak detaje konkrete janë bërë publike për përmbajtjen e saj.
Ju jeni nje shtet kot ,vetem America ju Ben me te pasur me pasurite qe keni
nga i dullës kalo i sumës or taj!!nuk ka leverdi të shfrytëzohen pasuritë nëse kushtojnë shumë më tepër se ato minerale që nxirren në botë!!or taj,çfarë vlen për të nxjerrë në groenlandë,po shfrytëzohet të tjerat kushtojnë shumë më tepër se po të shfrytëzohen në hëëëëënë!!
Ha ha keta nuk te lene as me dhjere, te bejne per te qeshur me zor. 56 mije banore kane kryeminister nje dreq e di se kush e paguan ate dhe administraten e tij bashke me rojet kufitare 12 ushkare me 4 slita qe terhiqen nga qente. 2,1 milion km2 toke te zaptuara nga 56 mije vete, 9 muaj flene si arinjte polare dhe 3 muaj kane jete edhe dhembet i rregullojne ne Islande nuk ka bythe ku te qendroj. Duroni sa te perfundoje Boterori ne USA dhe do te shikoni qe ushtaret e Greenlandes do te terheqin slitat dhe siper tyre do te jene qente.
Amerika dhe Trampi kane me shume mjete dhe mundesi ta "marrin" Greonladen se sa Danimarka dhe Evropa. Greonlada eshte e popullit qe jeton aty dhe ne kete pike qendron dhe e arthmja e Greonlades. Greonlada nuk eshte e Danimarkes sepse koha e kolonive ka mbaruar. Edhe nga pikepamja humanitare, Greonlada nuk mund te jete e atyre qe nuk jetojne dhe punojne ne ate vend te ftohte. Ne prespektive eshte Amerika dhe amerikanet qe do e vene ne levizje kete Gjigand qe eshte ne gjume dhe do i cfrytezojne pasurite per te miren e njerezimit. Ne kete kuptim Trapi(Trampi) e di mire se vetem amerikanet jane ata qe e vene ne levizje kete gjigand te pergjumur. Nuk ka koker evropiani te shkoje dhe punoje ne Greonade. Nuk ka Danimarka apo Evropa ato resorse te krijoje kushte pune ne Greonlade sepse jane shume larg. Jane vetem amerikanet qe nepermjet kontrates se punes mund te shkojne dhe behen qytetere te Greonlades. Nga ana shoqerore, amerikanet jane me "praktike" se evropianet qe kerkojne "skllever" te punojne per ta...Ne kete kuptim eshte pikerisht qe Trampi qe e di se e arthmja do jete e popullit qe do jene qytetare te Greonlades. Ashtu si pa dashje Greonlada duke u populluar nga amerikanet, ky popull aventurier dhe jo si evropianet "bythepambuk" qe duan skllever, ne nje mengjez Greonlada kethehet amerikane me referendum....Etj, etj....Trampi po ta shikojme ne detaje, po e luan mire njelloj sic po ben me Panamane qe e tradhetoi per kanalin qe ua ka dhene kinezeve....Panamezet nga "poshte" po kerkojne referendum....Ashtu si pa dashje flitet se eshte Amerika dhe amerikanet qe punojne ne Panama por qe jane shtetas panameze qe po e vene "revolucionin" ne levizje....
Ky eshte ne planet tjeter , me sahatin e Europes , america te ka gllaberuar brenda 24 minutave nqs do , sa per europrn enderrro se do te zere gjumi rehat......
Paskan dale te gjithe pastruesit e rrugeve dhe pjatalaresit e Amerikes te komentojne ne Tema. Njeri ben si filozof, tjetri si mesues i gjuhes shqipe, sado qe shkruan "i math" sepse ne katundin e vete ku ruante lopet, ashtu e kane menyren e te shkrehurit. Mos dilni ne rruge o te paudhe se do ju marre ICE, dhe do ju dergoje ne te semes. Or budallenj, Groenlanda eshte pjese e Mbreterise Daneze. Duan te jene te pavarur, por nuk duan te jene me USA. Teza tjeter qe injorantet nxjerrin ketu, nuk mundet qe 56 mije, te kene ne zoterim kaq siperfaqe me minerale. I bie sikur te themi qe Kuvajti nuk mundet te kete kaq nafte sa ka, sepse jane pak banore, ose me mire te themi qe Samir Mane nuk duhet te kete kaq pasuri sa ka (sado qe e vene me menyra te dyshimta), meqe te tjeret jane barkthare. Danimarka con 1 miliarde euro per ata 56 mije, dhe nese e ruajne me slita apo me drone, pune e tyre. Natyrisht, eshte e drejta e saj te mbroje kete siperfaqe dhe banoret (qe jane te lire te shpallin pavaresine kur te duan), sepse nuk eshte Shqiperia qe nderron fene kur pushtohet, nderon kombesine dhe emrin per nje leje qendrimi greke apo me keq akoma, fal pjeset e saj qe nje psikopat te vazhdoje te vjedhe me nje bande prostitutash te rregulluara me botox. Nuk e kuptoni o budallenj qe i jeni bashkuar nje te cmenduri qe mendon vetem per rrethin e tij familjar dhe shoqeror? Sidoqofte, cdo komb meriton ate qeveri qe ka.
futboll lali futboll,me skuadrën e zëmrës edhe kur bën gola në portë të saj!!budallai nuk ka as dhimbje e as brirë!!nga veprime të tilla dallohet!!