Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar 2026, 15:03Bota TEMA
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e

Deklaratat e Donald Trump në Davos, sipas të cilave Groenlanda ka qenë dikur territor amerikan, kanë ringjallur një debat të vjetër, por të mbushur me keqinterpretime historike. Në realitet, sovraniteti i Danimarkës mbi ishullin më të madh në botë nuk është vënë kurrë seriozisht në diskutim nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pranisë së tyre ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Trump pretendoi se, pasi Danimarka u mposht nga Gjermania naziste brenda pak orësh, SHBA-të u detyruan të dërgonin trupa në Groenlandë dhe se pas përfundimit të luftës ia kthyen ishullin Kopenhagenit, një veprim që ai e quajti “budallallëk”. Por faktet historike tregojnë një histori tjetër.

Në prill të vitit 1941, kur SHBA-të ishin ende zyrtarisht neutrale, Uashingtoni nënshkroi një “marrëveshje mbrojtjeje” për Groenlandën, me qëllim parandalimin e një pushtimi të mundshëm nazist. Marrëveshja u firmos nga ambasadori danez në SHBA, në emër të Mbretit, pasi Danimarka ishte nën okupim gjerman. Në asnjë moment kjo nuk përbënte transferim sovraniteti.

Interesi amerikan ishte kryesisht strategjik dhe ekonomik. Groenlanda strehonte të vetmin burim në botë të kriolitit, një mineral jetik për prodhimin e aluminit, të nevojshëm për motorët dhe avionët luftarakë. Trupat e para amerikane u vendosën përreth minierës së Ivittuut-it dhe deri në vitin 1945 u ndërtuan rreth 15 instalime ushtarake.

Kushtet ekstreme klimatike, i ftohti polar dhe erërat e pamëshirshme, e bënë të pamundur shndërrimin e Groenlandës në bazë ajrore për shoqërimin e anijeve drejt Britanisë së Madhe. Megjithatë, ishulli u përdor si pikë kyçe tranziti për transferimin e mijëra bombarduesve dhe avionëve luftarakë përtej Atlantikut.

Nga ana tjetër, forcat naziste ngritën stacione të vogla radioje dhe meteorologjike për të ndihmuar operacionet e nëndetëseve. Disa prej tyre transmetonin edhe sinjale mashtruese për të çorientuar pilotët amerikanë, duke shkaktuar raste dramatike, përfshirë uljen e detyruar të një skuadriljeje në akullnajë.

Neutralizimi i këtyre postacioneve iu besua “Greenland Patrol”, një njësi e Rojës Bregdetare amerikane, por përplasjet e drejtpërdrejta u zhvilluan kryesisht nga një repart danez, me vullnetarë groenlandezë dhe norvegjezë, që lëviznin me slita të tërhequra nga qenët. Ata përballuan marshime ekstreme, deri në 500 kilometra, në temperatura nën -20 gradë Celsius, një provë e jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike.

Pas luftës, rëndësia e Groenlandës u rrit edhe më shumë me nisjen e Luftës së Ftohtë. Në vitin 1946, SHBA-të tentuan ta blinin ishullin nga Danimarka për 100 milionë dollarë, por oferta u refuzua. Megjithatë, amerikanët nuk u larguan. Pas anëtarësimit të Danimarkës në NATO, në vitin 1951 u nënshkrua një traktat që lejonte SHBA-të të mbanin dhe të ndërtonin baza ushtarake për nevojat e Aleancës Atlantike.

Kështu lindi baza ajrore e Thule-s, ende sot një nga instalimet më të rëndësishme ushtarake amerikane në Arktik. Madje, gjatë kulmit të përplasjes bërthamore me Bashkimin Sovjetik, u ndërtua edhe Camp Century, një bazë futuriste 30 metra nën akull, e furnizuar me reaktor bërthamor, pjesë e projektit sekret “Iceworm”, që synonte vendosjen e raketave ndërkontinentale nën akull. Projekti dështoi kur u kuptua se nxehtësia e raketave do të shkrinte strukturat e akullit.

Pas rënies së Murit të Berlinit, prania ushtarake amerikane u reduktua ndjeshëm, duke mbetur kryesisht në Thule. Sot, baza është nën administrimin e Space Force, forcës hapësinore të krijuar nga vetë Trump, e përfshirë në projektin ende teorik “Golden Dome” për mbrojtjen antiraketore nga hapësira.

Por një gjë mbetet e qartë: as historia dhe as realiteti strategjik nuk justifikojnë pretendimin se Groenlanda ka qenë ndonjëherë territor amerikan. Ajo ka qenë dhe mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, pavarësisht interesave dhe pranisë ushtarake të fuqive të mëdha./La Repubblica

5 Komente

  1. T
    Trapi eshte Trap

    Trapi s'ka lexuar nje liber ne jete , ku di Trapi kush eshte Groenland. Trapi ka jetuar ne nje kolegje dhe çdo funde jave familja shkonte e takonte dhe çdo jave i sillte nje femer...... Kam pare te M6 nje dokumentar per jeten e tij . Ky nuk ka qene femije i preferuar , ishte pikerisht vellai tije se duhet te mèresh me aferat por ai u kthye ne alkolik dhe vdiqe , atehere prindi futi ne loje kete Trap

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "mitet e Donald Trump"??na mbytët me diplomaci mo ju të meros!!gënjeshtrat e donald trapi thuajeni!!sipas statistikave e ka 4 gënjeshtra në ditë,me fjalimin në davos theu rrekordin e tij,nodshta botror,2 gënjeshtra për minutë!!llogariteni se foli 72 minuta pa asnjë lloj lidhjeje!!ky u bë më keq se laveri i putinit!nëse rusët thotnë se egziston diçka do të thotë që nuk egziston!e njëjta dhe me këtë!nëse ky pretendon diçka!?VK dhe vazhdo tutje!edhe nëse ky të tregon ku është haleja!?merr një drejtim tjetër!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        sipas portokallisë,amerikanët ishin dhe në europë,në të dy luftërat,në azi gjithandej,mos vallë duhet të pretendojnë se janë tokë e tyre?apo thjeshtë se duhet ti blejnë,me detyrim përcaktim??

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Groenlanda nuk ka qene dhe nuk eshte e askujt. Keta maskarenjte e evropes nga njera ane cirren e behen nervoz per nje siperfaqe akulli ne polin e veriut qe gjoja i perkitka danimarkes qe ka sterilizuar popullsine e ishullit per me shume se 30 vjet. Nga ana tjeter ben pazare me tokat ku Shqiptaret kane jetuar me gjate se kushdo tjeter ne kete kontinet pa na pyetur sikur te mos ekzistonim. Na vrane, na grabiten, na syrgjynosen, na vodhen historine dhe vazhdojne te bejne te njejten gje, kur heronjte tane dergjen neper burgje me akuza te stisura. SHBA ka shpenzuar dhe shpenzon per mbrojtjen e evropes dhe te te gjitha rrugeve detare si dhe rezervave te lendeve te para per keta bukshkale pa nder e shtylle kurrizore.

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Ti s'paske shpëtuar nga sterilizimi shkodrono.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje