“Groenlanda nuk është në shitje” - Kryeministrja daneze i bën thirrje Trumpit: Boll me kërcënime ta pakuptimta

4 Janar 2026, 22:15Bota TEMA
“Groenlanda nuk është në shitje” - Kryeministrja

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet lidhur me marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë ta aneksojnë territorin.


“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA të marrë nën kontroll Groenlandën,”
deklaroi Frederiksen, duke shtuar se “SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga tre kombet e Mbretërisë Daneze”.

Reagimi i kryeministres daneze vjen pas një postimi provokues në rrjetet sociale nga Katie Miller, bashkëshortja e Stephen Miller – një prej këshilltarëve të Trump – e cila publikoi një hartë të Groenlandës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit amerikan, shoqëruar me fjalën “së shpejti”.

Donald Trump ka ngritur disa herë idenë e aneksimit të Groenlandës nga SHBA, duke përmendur pozicionin e saj strategjik në Arktik dhe pasuritë e mëdha minerare. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë daneze, Frederiksen tha se po i drejtohej Uashingtonit “shumë drejtpërdrejt”, shkruan BBC.

Ajo theksoi se Danimarka, dhe rrjedhimisht edhe Groenlanda, janë pjesë e NATO-s dhe të mbuluara nga garancia e sigurisë së aleancës. Sipas saj, ekziston tashmë një marrëveshje mbrojtjeje mes Danimarkës dhe SHBA që i jep Uashingtonit akses në Groenlandë, ndërsa Kopenhaga ka rritur investimet në sigurinë e rajonit Arktik.

“U bëj thirrje fuqishëm Shteteve të Bashkuara të ndalojnë kërcënimet ndaj një aleati historikisht të afërt dhe ndaj një vendi dhe një populli që e kanë bërë shumë të qartë se nuk janë në shitje,” tha Frederiksen.

Edhe ambasadori danez në SHBA reagoi ndaj postimit të Miller, duke rikujtuar se dy vendet janë aleate dhe se Danimarka pret respekt për integritetin e saj territorial.

Groenlanda, me rreth 57 mijë banorë, gëzon vetëqeverisje të gjerë që prej vitit 1979, ndonëse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten nën përgjegjësinë e Danimarkës. Ndërsa shumica e groenlandezëve mbështesin pavarësinë e ardhshme nga Danimarka, sondazhet tregojnë kundërshtim të fortë ndaj çdo ideje për t’u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

15 Komente

  1. B
    Berti

    Çlidhje ka Danimarka me kete teritor qe eshte shume me afer Amerikes dhe ndikon ne sigurine e USA.Po u fut Kina ose Rusia kush do ta mbroje kjo baxhella me deklarata boshe apo do kerkoje ndihme nga Trumpi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Rama

      O trap...mbylle halèn! Trap! Vetem karlliqe shkruan gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa bole si Berti marin fryme kot....

        Bravo Edi Rama.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ymeri nga Devolli ne Canada

          Groelanda para se gjithash i takon Canadas se pothuajse eshte e lidhur gjeografikisht ,klimaterikisht,ekonomikisht,dhe popullsia autoktone e Groelandes eshte e njejte me ate te artikut canadez.,,por ceshtja eshte qe USA e llogarit edhe Canadan si pjese te saj.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Alban

          Ca loqe qe qenke ti Berti. Ke bere ndonjehere gjeografi apo e ke marr shkollen ne kasollen e sateme? Amerika eshte 3.8 km larg nga Rusia me ishujt Big (SHBA) dhe Little Diomede (Rusia) por me ngushticen e Beringut eshte 88 km. Kurse me Groenlanden, Shba eshte 2600 km kurse Danimarka me Groenlanden eshte 2200 km pra eshte me afer me Danimarken dhe jo me SHBA. Sipas llogjikes tende loqeiane duhet te qe Amerika te pushtoj Rusine me qe eshte afer. Apo jo? Ju Trapista jeni te gjithe debil dhe injorant.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeopolitika

            Alban, Qëndrojnë ato që thua. Veçse Big Diomede është Russia dhe little usa. Dmth e kundërta e asaj që thua. Sa për sqarim gjeografik

            Përgjigjjuni
          2. X
            X

            @Berti O debil. Nuk vendosen ashtu ndarjet e territoreve te shteteve. "E kam une afer dhe me intereson ta marr." Anglia dhe Franca kane territore neper 4 cepat e globit dhe nuk ja mban bytha askujt t'ja preke se jane territoret e tyre sovrane. Ti deri dje nuk dije ku i bie Gruenlanda ne harte. Mos na bej si ekspert i Gruenlandes se degjove bablokun e dhjere te Amerikes ne lajthitjen e radhes. Gruenlanda eshte territor i Danimarkes prej 1000 vjetesh o trupeshk, dhe nuk duan te behen pjese e Amerikes. Nuk merret me force territori i nje shteti tjeter se i do bytha me mut Trapit. Dhe ti si shqiptar mos e duartrokit te lojturin e Amerikes, se ai dhe dy vjet do rrije ne pushtet dhe pastaj do cofi, por pasojat e lajthitjeve te tij ne bote do mbeten. Neser te merr Himaren ndonje Greqi se e ka afer dhe e konsideron greke, dhe do qash si mut pastaj per cenim te sovranitetit.

            Përgjigjjuni
          3. .
            ..

            Groenlanda do vendosi vet se pjese e kujt do jete, do apo sdo kjo lesbikja

            Përgjigjjuni
            1. M
              MAGA

              O kara ku keni pare qe 57 mije persona gjysma e tyre oriz kinez te zoterojne nje ishullin me te madh ne bote me nje siperfaqe prej 2,2 milion km2. Mund te behet edhe "referendum" por nuk eshte aspak e drejte qe 50% e tyre qe kane moshe per votim mbi 18 vjec, pra 28,5 mije prej tyre te vendosin se kujt shteti t'i bashkohet, nayrisht me 15 mili voto pro Amerika e fiton kete ishull, te tjeret te rrine urte e te mos hane mut. Danimarkes po nuk i mjaftoj akulli i saj nga dimri ja shte me tepri Amerika nga Groenlanda ne vere. ha ha ha

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan

                O kelluf kari, ai eshte ishull thuajse i pabanueshëm, por edhe po te mos ishte, e cfare pastaj. Pse nuk ia merr Trapi yt Siberine muzhikeve atehere?

                Përgjigjjuni
              2. B
                Berti

                Alban,nuk ju errgjigje pyetjes po e pushtoi Kina ose Rusia kush do e mbroje o loqe qe te del Trumpi edhe ne gjume bashke me kete palloshin tjeter qe e ka idhull dhe ve emrin Edi Rama.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan

                  O koqe kandari, Trapi eshte putane e Putanes, e ti thua do qe ta mbroje nga muzhiket. Pse nuk e ndihmon Ukrainen te mbrohet nga Putana atehere?

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Biku

                  Bo bo sa llogjike kariste qe paske o Alban.Prandaj vetem shan si bythqire mbas ekranit.Problemi eshte se Danimarka nuk ka as ushtri e as bythe ta mbroje ne rast se okupohet nga diktatoret e çmendur,ti thua me mire ta marin ata se Amerika vetem se te kane shplare trurin mediat e majta dhe çdo gje qe thote Trumpi te bie tensioni.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Diltatori i cmendur ketu eshte Trapi o mut. Nuk merret territori i nje shteti tjeter. Te pushtojne Franca dhe Anglia vendet e Europes Lindore se mos I merr Rusia? O te pjerdhsha trute.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Artan

                    Keta kellufet e karit qe thone Trapi e do Groenlandën që ta mbrojë, janë vërtet apo bëjnë vetë. Danimarka eshte shtet i NATO-s, dhe po të dojë ShBA-ja ta mbrojë, e mbron si territor të Aleancës, nuk ka nevoje ta pushtojë për ta mbrojtur. Si tha ai, për budallenj na merrni.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje