Hetimi ndaj Donald Trump, dyshohet se ish presidenti fshehu dokumente gjatë bastisjes së FBI

31 Gusht 2022, 13:21Bota TEMA

Hetimi ndaj Donald Trump, dyshohet se ish presidenti fshehu dokumente gjatë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente me sekrete shtetërore gjatë bastisjes së FBI në pronën e tij në qershor. Dyshimin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë.


Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin federal”. Deklarata është në përgjigje të padisë së Trump kundër një avokati “neutral”, i njohur ndryshe dhe si “Mjeshtri Special”, për të mbikëqyrur një pjesë të çështjes në vazhdim. Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se materialet ishin deklasifikuar.

Në dosjen e publikuar së fundmi, Departamenti i Drejtësisë dha panoramën më të qartë deri më tani të përpjekjeve për të rimarrë dokumentet që përmbajnë sekrete shtetërore nga ish presidenti.


Deri më tani janë kryer 3 kontrolle në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, ku i fundit u krye nga FBI më 8 gusht. Autoritetet amerikane po hetojnë nëse Trump, në kundërshtim me ligjet, mori të dhëna sekrete nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën në janar të vitit 2021.

 

 

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    E ka bërë një veprim të tillë pasi mendon se kthimi tijë në shtëpi të barrdhë është si Berisha në PD.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje