“Hezitova të vija”, Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin

15 Qershor 2022, 19:57Bota TEMA

“Hezitova të vija”, Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë ndërtesat e banimit në Irpin. Ky ishte premtimi që i dha kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi të mërkurën në Kiev presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Dimitrin i cili për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne si kryeministra të 3 vendeve të natos nga vendet e ballkanit që gjendemi këtu me ju e të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe për popullin ukrainas.

Siç ua thashë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. 

Jam mjaft mirënjohës për mikrpitjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet e fëmijët.  

BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjeje. Le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama.

“Ne duam ta bëjmë këtë në një mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”,  – tha kryeministri i Shqipërisë, bën me dije Interfax.

Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se kishte rreth 10,000 refugjatë ukrainas në Mal të Zi, duke shtuar se vendi i tij ndjehej sikur po priste njerëz vendas.

Ju keni miq. Na besoni, ne kemi pasur përvojë të ngjashme 30 vjet më parë. Ne e dimë se çfarë është lufta, agresioni dhe krimet e luftës,” – Abazoviç.

1 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ej , o lider, mbante shenime Zelensky ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje