
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e mbrojti në lot jetën e saj private, të bërë publike sëfundmi në ato që u konsideruan skandale dhe bënë xhiron e botës. Duke folur në qytetin Lahti, 36-vjeçarja u shfaq me sytë e skuqur dhe të mbushur me lot, duke adresuar kritikat që e rrethojnë prej javësh lidhur me videot dhe imazhet e publikuara të saj dhe rrethit të ngushtë në festa dhe momente private.
“Unë jam një njeri. Gjatë këtyre kohërave të errëta, unë gjithashtu kam nevojë për dëfrim, qetësi dhe argëtim. Kjo përfshin të gjitha llojet e fotove dhe videove që nuk do të doja t’i shihja dhe e di që nuk do të donit t’i shikonit asj ju. Dhe prapëseprapë të gjithëve na tregohet ai lloj materiali. Janë materiale private, të gëzueshme, dhe kjo është jeta ime. Por unë nuk kam humbur asnjë ditë pune apo një detyrë të vetme dhe nuk do ta bëj kurrë”, u shpreh ajo.
Mbrojtja e Sanna Marin vjen pas ndjesës së kërkuara për një imazh të publikuar që shfaq dy influencere topless që puthen në një festë private në rezidencën e saj kryeministrore në Helsinki. Imazhi ishte shkrepur në muajin korrik dhe ishte postuar në rrjetin social TikTok nga Sabina Sarkka, ish-mis Finlanda.
Telashet dhe polemikat për 36-vjeçaren nisën kur disa video të saj në një festë morën vëmendje të madhe për mënyrën se si kryeministrja kërcente dhe dëfrehej me miqtë e saj. Për atë festë, Marin bëri dhe një test droge, në të cilin doli negative.
Për finlandezët jeta e saj nuk është aspak sekrete, pasi Sanna Marin, që prej vitit 2019 kur erdhi në pushtet, është aktive në rrjetet sociale, ku tregon jetën normale të një vajze të re, me takime, festa, muzikë e kërcime, ndonëse është kryetare qeverie.
PER MENDIMIN TIM ZONJE E NDERUAR SHIJOE JETEN SIC E KE SHIJUAR BRENDA NORMAVE MORALE . JE NJERI NE RADHE TE PARE, KR/MINISTRE JE PER 5 VJET. DUHET THYER TABUJA SE JU DUHET TE ARGJERONI, DUHET TE PRIVILEGJOHENI, NGA ARGRTIMET DO MESOHEN !!!
Sana Marin eshte shume e re per kryeministre;sic duket ende e pamesuar me intrigat e politikes se brendshme e te jashme. Kur keto intriga sulmojne jeten private te qeverise do te thote qe intrigantet nuk ia dalin dot ne kompeticionin politik. Por besoj fort ne emancipimin e shoqerise finlandeze,qe shumica e qytetareve mbeshtesin punen e saj,,,dhe e rrefuzojne te fusin turinjte ne jeten e saj pas punes.
Jep doreheqjen dhe shijo jeten! Askush nuk te ndalon. Por ti nuk je per te bere kryeministren, je ende aguridhe
Ti nga e njeh qe i thua aguridhe? Je bere ekspert ne politiken finlandeze? Ku e di ti c'kapacitet ka ajo per te drejtuar nje vend? Ke me shume njohuri se ai parlament dhe ai vend qe e zgjodhen kryeministre? Shqipkaret si ty bene kryeminister nje kokederr analfabet 31 vjecar qe i vodhi dhe ju ka hipur kalipec ka 30 vjet, s'duhet te flisni ju per aguridhe. Kjo mire ben t'ju heqe vize gjithe atyre qe komentojne. Le te konsultohet me kryeministrin tone qe doli cullak e s'e rrojti hic dhe ja ku eshte 9 vjet kryeminister. Opinionet jane si bythet, te gjithe e kane nga nje. Ceshtja eshte te mos ju kushtosh rendesi. Nese je ne rregull me punen tende dhe s'ke neglizhuar, nuk i hyn askujt ne pune se c'ben ti ne jeten tende private. Pervec shqipkareve, i zgjidhen hallet e tyre, tani po merren me te tuat.