Sulmi rus me 25 të vrarë në Ukrainë, reagon Blinken: Përputhet me një model mizorish

25 Gusht 2022, 12:14Bota TEMA

Sulmi rus me 25 të vrarë në Ukrainë, reagon Blinken:

Ndërsa numri i të vdekurve nga sulmi në Chaplyne është rritur nga 22 në 25, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, sipas skynews.

“Sulmi me raketa i Rusisë në një stacion treni plot me civilë në Ukrainë i përshtatet një modeli mizorish. Ne do të vazhdojmë, së bashku me partnerë nga e gjithë bota, të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë", shkruan Blinken. 

Sulmi i së mërkurës erdhi në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe pasoi paralajmërimet se Rusia mund të shtonte sulmet si kundërpërgjigje.

 

1 Komente

  1. e
    enter""

    Po ato lajmet qe bombardimet ukrfainase po vrasin femije pse nuk i jepni?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje