6 muaj që ndryshuan botën

25 Gusht 2022, 11:11Bota Enver Robelli

6 muaj që ndryshuan botën

Sidomos në luftërat e kohës moderne po aq sa fuqia e armëve me rëndësi është epërsia e narracionit. Këtu ukrainasit ishin në epërsi. Po mbronin pragun e shtëpive të tyre. Po kundërshtonin një pushtues brutal. 6 muaj më vonë Ukraina ende qëndron. Putin qe i shtyrë të tërheq forcat e tij nga rrethina e Kievit. Këto trupa lanë pas qindra civilë të vrarë në vendbanime si Buça. Të vrarët e lenë në rrugë të kujtonin skenat e agresionit serb kundër popujve të tjerë në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90-të.

Agresioni rus e ka bërë Ukrainën shoqëri më homogjene, së paku rreth idesë se duhet mbrojtur mëvetësinë. Edhe ata ukrainas që për arsye gjuhësore apo kulturore kishin ndonjë simpati për Rusinë, janë pozicionuar qartë kundër agresionit brutal të Moskës. Me qëndrimin e tij stoik dhe me fjalimet dramatike një rol vendimtar në mobilizimit e shoqërisë ukrainase e ka luajtur presidenti Vollodimir Zelenski.

Lufta e Putinit e ka lëkundur rendin e sigurisë të vendosur pas rënies së Perdes së Hekurt. Politika tolerante sidomos e Gjermanisë ndaj Putinit ka pësuar debakël. Lideri rus nuk ka arritur të destabilizojë shoqëritë perëndimore, përkundër investimeve shumëvjeçare në partitë e ekstremit të djathtë. Në prag të zgjedhjeve në Itali në fund të shtatorit ka indikacione se Rusia po përpiqet të përkrah forcat antieuropiane. Gjasat janë të mëdha që qeveria e ardhshme e Italisë të dominohet nga partitë e djathta, disa prej të cilave kanë simpati për regjimin e Putinit. Italia në muajt e ardhshëm mund të jetë arena ku Putin do të provojë potencialin e tij destabilizues.

Me sulmin kundër Ukrainës Putin synonte ta mbante së larg NATO-n nga kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik. Ndodhi e kundërta: shtete neutrale si Suedia dhe Finlanda pritet së shpejti të anëtarësohen në NATO. Ukraina mori statusin e vendit kandidat për hyrje në BE – një gjest simbolik, por i rëndësishëm.

Në 6 muajt e fundit u pa se në ballafaqimin me Rusinë agresive për Europën është esenciale mbrojtja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Perëndimin është fat i madh që në Shtëpinë e Bardhë është shef një politikan me përvojë gjysmëshekullore në marrëdhëniet ndërkombëtare. A do të jetë kështu pas dy viteve? Në nëntor të vitit 2024 SHBA-të do të zgjedhin një president të ri. Partinë Republikane tashmë e ka futur nën kontroll ish-presidenti Donald Trump, i cili matet nëse do të kandidojë sërish për president në vitin 2024.

6 muajt e fundit ndryshuan botën përgjithmonë, por ky është vetëm fillimi. Ekziston rreziku i një konflikti të ngrirë në Ukrainën Lindore dhe në qytetet me dalje në Detin e Zi që tashmë janë pushtuar nga Rusia. Politikanët udhëheqës ukrainas do të gjenden para shumë vendimeve ekzistenciale. Qëndresa ukrainase varet nga vagonët dhe kamionët me armë që i dërgon Perëndimi. Pyetja është sa do të zgjasë solidariteti europian?

Testi i ardhshëm e pret Europën gjatë stinës së dimrit. Mungesa e energjisë elektrike, rritja e çmimeve, inflacioni, papunësia mund të shkaktojnë tensione brenda shoqërive perëndimore. Ky është edhe kalkulimi i Putinit, andaj zor se mund të merret me mend se para pranverës së ardhshme do të ketë negociata serioze mbi zgjidhjen e konfliktit./koha

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    robell,"narracioni" nuk përshtatet për kushtet e ukrainës!! "Po mbronin pragun e shtëpive të tyre."ti,je i tillë,megjithëse po të ta shpjegojnë do ta kuptosh,por vetë nuk i ke rënë në të megjithëse kanë kaluar dy dekada!! ukrainasit nuk mborjnë "pragun e shtëpive të tyre",ata mbrojnë SHTETIN E TYRE!! ti ke mbetur në nivelin shqiptar,në atë nivel që me shumë dinakri e përdori rugova"të mbrojmë pragun e shtëpisë"!!ukrainasit janë më lartë,ata mbrojnë shtetin,prandaj si refugjatë shikon vetëm gra!!burrat janë në llogoret e luftës përball rusëve,pavarsisht se "pragu i shtëpive" të tyre është qindra km larg!! pavarsisht se ndonjëherë kap nodnjë gjë,prapë mbetesh një mentalitet i ndrydhur fanatik fshatar!! ndoshta ke shkruar mirë pjesën tjetër të artikullit,por mua më mjaftoi kjo,për pjesën tjetër nuk kam nevojë!nuk kam nevojë të më shpjegosh se si po luftojnë dhe si do përfundojë lufta!këtë e di prej kohe!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kain Amo

      Krime e pas kthime e 6 muajt e missionit special i Vaso Golloborotkes dhe Jurit në Kiev .Si vazhdon tragjedia ?Maniak Brukseli zhendoset në Kiev . Golloborotka nuk e she në ëndër më largimin po shpopullon Brukselin me gjithë emblemën e atomit në çelik special .

      Përgjigjjuni
      1. e
        enter""

        Fuck Zelensky

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje