Ky është shteti i madh me numrin më të ulët të lindjeve në botë

25 Gusht 2022, 11:37Bota TEMA

Ky është shteti i madh me numrin më të ulët të

Koreja e Jugut ka shënuar sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga qeveria, Koreja e Jugut ka rënë në 0.81, 3 pikë më pak se 1 vit më parë.

Norma mesatare në vendet e zhvilluara të botës është 1.6 fëmijë. Shteteve u duhen të paktën dy fëmijë për çift, një normë prej 2.1., për të mbajtur popullsinë e tyre në të njëjtat shifra.

Norma e lindshmërisë në Korenë e Jugut ra për herë të parë në vitin 2018. Që prej asaj kohe, ky shtet vijon të shënojë rënie akoma më të ulëta.

Ndërsa në vitin 2020, Koreja e Jugut shënoi për herë të parë më shumë vdekje se sa lindje.

Lini një Përgjigje