Sulmi në Katar, reagon Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë

9 Shtator 2025, 16:35Bota TEMA

Sulmi në Katar, reagon Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se “veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion krejtësisht i pavarur izraelit”.

“Izraeli e inicioi atë, Izraeli e kreu atë dhe Izraeli merr përgjegjësinë e plotë”, thuhet në një deklaratë.

Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë. 

Ndërkohë, Katari ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare.

Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth.

“Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.

Sulmi në Katar, reagon Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë

3 Komente

  1. H
    Henk

    "Inicioi"?? O gazetashitës taljano, thuhet "nisi, filloi".. E dimë që jeni taljano por këtu jemi në Shqipëri..

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ed

      Ja tre gabimet skandaloze te pafalshme te Israelit: 1). Terheqja 20 vjet me pare nga Gaza!!!??? 2)7 tetori 2023 3) Pranon te bisedoje me vrasesit e qytetareve te pafajshem izraelite

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arlind

        Mos doje te thoje krijimi i shtetit kancerogjen brenda shtetit te Palestines ishte gabimi i pare ?!?!?!?!?! Ska gje se e ke lexuar historine mbrapshte si disa moderator instagrami dhe tiktoku qe lexojne librat perseprapthi. Te ndalojne luften te dyja palet dhe mos te vriten te pafajshem eshte shume e thjeshte.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje