Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

9 Shtator 2025, 16:15Bota TEMA
Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

“Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki.

Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.

“Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.

Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë.

Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë.

Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.

“Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit, tha Stubb.

Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./ REL

4 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Me demek Ukraina vate ?, u pushtua ?!.... pse thote "te tjera"ky ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Lene mer kete idiotin qe kerkon te fusi psikozen e luftes ne Europe, ky idioti ishte tek i biri i Perendise dhe filloi ti beje leksion Zeusit mbi qellimet djallezore te Rusise, mbi rrezikun qe i kanoset Europes nga Putini, i biri i perendise e degjoi me kortezi , e percolli tek dera dhe nuk e ftoi Polonine per bisedime te tjera per arkitekturen e sigurise se Europes, ky njihet ne qarqet diplomatike si nje rusofob

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mutchi

        Ky Mutch budallai tha qe nuk shkruaj me sa doli dhe Hajrua duke qare ktheu Mutchi.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tarrasi

          Muci muci kolopuci rus

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje